Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Në hapat e suksesit të Linda Korës!

24/10/2023
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Në hapat e suksesit të Linda Korës!

Disa njerëz duan suksesin, disa të tjerë punojnë për të. Kjo është korniza perfekte që i përshtatet Lindës, vajzës punëtore që Tirana duartroket çdo ditë. Dimensionet e jetës i kanë ndryshuar përfytyrimet në çdo etapë. Një fëmijëri me makina,  një adoleshencë me libra dhe shumë shoqëri dhe një karrierë me prona. Një dekadë kalon shpejt, po aq sa nga ana tjetër kalon ngadalë, në hapa që krijojnë shkallët e suksesit dhe të panoramës së karrierës që na udhëheq në jetë. Sot nuk është aspak e thjeshtë të zgjedhësh atë që e quan “rruga ime e jetës”, por nëse do të të takojë fati me Linda Korën, do të marrësh një shembull ideal për këtë shprehje. Linda nuk të gjen vetëm hapësirën ideale që ti kërkon e kërkon papushim, në kryqëzimin e madhe të zgjedhjeve, ajo të gjen zgjidhjen që të lehtëson jetën.





Nëse e pyet Lindën për momente të vështira gjatë këryre viteve, ajo ka një përgjigje të thjeshtë, pa i rënë rrotull.

“Në karrierën time do të cilësoja momente të vështira, momente nga fillimet e mia, kur nuk besonin në aftësinë time, por unë iu tregova të kundërtën. Gjithçka e ktheva në force”, thotë ajo.


Sigurisht që rruga e jetës, e karrierës, e çdo rrugë tjetër ka dy anë të monedhës, e kësisoj përpos momenteve të vështira, ka edhe nga uniket që nguliten në kujtesë përgjithmonë. Linda ndalet te momentet kur ka triumfuar në fundvite. Ajo për tri vite ka rrëmbyer çmimin “Agjentja më e mirë e vitit”, (2018-2020-2022). Në vitin 2022 ka marrë edhe çmimin “Centurion”, një çmim shumë i rëndësishëm në industrinë e “real estate”. Dhe pikërisht këto kujton edhe si momentet e saj më të veçanta.

“Nga momentet e mia më të bukura cilësoj çmimet e kupat që kam marrë ndër vite. Jam tip garues dhe më pëlqen në sfidoj veten”.

Vajzat dhe gratë kanë një shembull të fortë, të pamposhtur, të krijuar në një botë si kjo e jona. E në vazhdën e tetorit rozë, kur vajzat e gratë duhet më së shumti të jenë bashkë, Linda vjen me një mesazh të shkurtër, por të fuqishëm.

“Gratë munden, më së miri. Le të kujdesemi për veten”.

“She belived she could. So, she did”!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Me dorën në xhep në studion e emisionit, Grida Duma e sqaroi njëherë e mirë këtë “mister”!

Me dorën në xhep në studion e emisionit, Grida Duma e sqaroi njëherë e mirë këtë “mister”!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera