Në konceptin tonë dielli lind në mëngjes e perëndon në mbrëmje. Por në hapësirë fenomeni natyror përsëritet plot 16 herë, çdo ditë. E janë pikërisht astronautët që mund të admirojnë peisazhin nga hapësira. Lindjen e parë të diellit për ditën e djeshme, e ka fotografuar një prej astronautëve të stacionit ndërkombëtar “Iss”. Rusi Sergey Ryazanskiy publikoi në rrjetet sociale pamjen fantastike që kemi shpërndarë edhe ne./ revistawho.com








