Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës… 19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Në Irak ‘ISIS’ e shtyn për të martën festën e Kurban Bajramit

12/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Në Irak ‘ISIS’ e shtyn për të martën festën e Kurban Bajramit

Gati 1.6 miliardë myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin, që nderon gatishmërinë e Ibrahimit për të flijuar të birin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit. Në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit islam, familjet mblidhen në lutje e dëgjojnë predikimet në xhami. Në shumë vende, tradita kërkon që njerëzit në këtë ditë feste të veshin rrobat e tyre më të mira, të vizitojnë të afërmit e, sipas mundësive, të flijojnë një kafshë, zakonisht dele apo dhi, mishi i së cilës ndahet në tri pjesë. Familja mban një të tretën, një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët, ndërsa pjesa e mbetur shkon për të varfrit dhe nevojtarët. Në Filipine, dita e Kurban Bajramit u shpall festë kombëtare me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes minoritetit mysliman dhe shumicës së krishterë. Njerëzit kanë vërshuar në blerje në Irak, ndërsa burime lokale në provincën Nineveh thonë se ISIS-i e ka shpallur të martën ditën e parë të festës, duke shkaktuar zemërim mes banorëve të Mosulit. Në Pakistanin e varfër, ku të ardhurat vjetore për kokë janë 1.500 dollarë, shumica e njerëzve nuk e blejnë dot vet një kafshë për ta flijuar, ndaj familjet kanë nisur të bashkojnë paratë e të ndajnë mes tyre koston dhe mishin e një lope, që rezulton më ekonomike. Edhe pse ky kremtim njihet zakonisht si koha e shpenzimeve të mëdha, shumë myslimanë këtë vit duket se do ta rrudhin dorën në shpenzime, thotë “The Time”. Rënia e çmimit të naftës ka detyruar edhe sauditët e pasur të harxhojnë më pak se zakonisht.






Tags: irakisisiKurban Bajramshtyn festen
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
Next Post
Ky veprim ndikon negativisht në shëndetin riprodhues të meshkujve

Ky veprim ndikon negativisht në shëndetin riprodhues të meshkujve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera