Meghan Markle dhe Princ Harrry janë parë së bashku në një dalje publike të tyre, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë ‘look-u’ i dukeshës.
Me një fustan ngjyrë të bardhë nga ‘Calvin Klein’ dhe pallto në po të njëjtën ngjyrë, Markle i ka habitur të gjithë adhuruesit e familjes mbretërore me pamjen e saj.
Pa frikë mund të themi se kjo është ngjyra e preferuar e Meghan, pasi kjo nuk është hera e parë që e kemi parë të “luajë” me këto tonalitete.
Kujtojmë se Markle është në javët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me Princ Harry./revistawho.com