Koha fluturon dhe këtë na e ka treguar edhe Alban Ramosaj me foton e fundit në llogarinë e tij ku shihet krah miqve e kolegëve te tij, Ronela Hajati, Graciano Tagani dhe e motra Betarix Ramosaj.
“Nuk e di sa vite ka kjo fotoja, por kontrolloja arkivat e shih ç’gjeta”, ka shkruar Albani krah fotos ku duket se katër shokët kanë festuar bashkë ‘Halloween-in’. Me maskat tipike të viteve më parë, grimin tradicional Ronela dhe Beatrix duken kaq të vogla në këtë foto sa duhet t’i jenë kthyer shumë kujtime pas nga ajo periudhë.

Tanimë vajza dhe djem më të rritur, me një rrugë artistike më të gjatë, megjithatë kujtimet nga adoleshenca i kthejnë pas në kohë, atëherë kur dhe ndanin të njëjtën shkollë apo ambient festash bashkë, ndryshe nga tani./revistawho.com








