• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në ‘Klanifornia’ mbrëmja e 31 dhjetorit do të jetë një spektakël që do të mbahet mend gjatë

Nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale, Turjan Hysko ka treguar se mbrëmja e ndërrimit të viteve në ‘Klanifornia’ do të sjellë një spektakël të vërtetë.

Së fundmi Hysko ka publikuar dhe promon finale të datës 31 dhjetor, duke zbuluar fragmenete të shkurtra nga të gjitha sketçet e xhiruara me aktorët dhe të ftuarit specialë të asaj nate.

Në të shfaqen emrat më të njohur të estradës, përfshirë këtu dhe aktorin e njohur të humorit, Zef Deda.

“‘Klanifornia 31 dhjetor. Një spektakël që do mbahet mend gjatë”, ka shkruar Turjani krah videos së publikuar në ‘Instagram-in’ e tij. Pas këtij momenti, me siguri ndjekësit e ‘Klanifornia’ janë duke pritur me padurim se çfarë spektakli do të rezervojë kasti i aktorëve për këtë natë./revistawho.com

https://www.instagram.com/tv/B6pyIZopy_C/?igshid=1xzz6ffest3ap