Nuk dimë sa keni po i hedhur sytë nga profili i Orinda Hutës, por me fotot e fundit që postoi sot nga emisioni i saj, na ra në sy një detaj që shpesh mbase e kemi anashkaluar se na është mësuar syri me të.
Grimi i Orindës është përherë në një linjë. Aspak i rënduar, shumë i freskët dhe luhet përgjithësisht me ngjyrat e tokës. Pak shkëlqim në anët e syrit, penel herë pas here dhe buzët të lyera me laps në nuanca nude ose rozë e lehtë. Pak blush rozë dhe daljet në ekran të Orindës ruajnë harmoninë e tyre. Në një kohë kur grimi me ngjyra, ai i stilit Kardashian dhe penelet ekstravagante pushtojnë rrugët dhe sfilatat, ne kemi si shembull Orindën për të na kujtuar se edhe thjeshtësia e tradicionalja janë akoma të bukura dhe mund t’i përdorni.
Ajo ja beson look-un e saj Eva Dibrës./revistawho.com