Vera Grabocka është një nga emrat më të suksesshëm të televizionit shqiptar. Ajo ndodhet gjithmonë pas ekranit, duke ndihmuar që çdo gjë të shkojë në vendin e vet. Producente dhe regjisore shumë e njohur, të cilës i janë mirënjohës sa e sa personazhe që sot kanë arritur suksesin të udhëhequr prej saj.
Vera solli për herë të parë formate me famë ndërkombëtare në Shqipëri si ‘X Factor’, ‘Dance With Me’, etj. Shumë nga ju nuk e dinë, por ajo ka qenë dikur aktore, saktësisht në moshën 19-vjeçare. ‘Xing.al’ ka publikuar disa foto të saj shkëputur nga filmi ‘Montatorja’./revistawho.com