Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Në Kopertinë

NË KOPERTINË / Afërdita dhe Xhesika, konkurrenca që u kthye në miqësi

24/09/2017
in Në Kopertinë
Reading Time: 2 mins read
A A
NË KOPERTINË / Afërdita dhe Xhesika, konkurrenca që u kthye në miqësi

Fotot: Anjeza Dyrmishi / Hair & Make Up: Delina Tagani / Veshjet: BSB Tirana





Thonë se është më mirë të kesh një mik se një thesar. Ato të dyja ishin në kërkim të kurorës së çmuar të bukurisë, por në fund fituan kurorën e shenjtë të miqësisë. Fjala “konkurrencë” nuk ekziston për to, e kjo është e rrallë mes dy vajzash shumë të bukura që synonin të njëjtën rrugë. Nëse i pyet për njëra-tjetrën, merr të njëjtën përgjigje: “Shoqja ime është më e bukura e botës”. Sot janë dy yje që shkëlqejnë në botën e së bukurës, ndërsa miqësia sa vjen e bëhet më e fortë.


Kemi fatin që këtë herë kopertinën tonë të na e hijeshojnë dy vajza të suksesshme të cilat veç pamjes sjellin me vete vlera të rralla njerëzore që përshkojnë historinë e shoqërisë së tyre, Afërdita Dreshaj e Xhesika Berberi. E nuk është çudi që rrugët e tyre nisën në një spektakël bukurie e u bashkuan sërish në Amerikën e largët, sepse zemrat që duhen fort e me pastërti e gjejnë vetë rrugën drejt njëra-tjetrës. Nuk është as çudi që pikërisht Afërdita e Xhesika në mesin e shumë vajzave, u afruan bashkë. Ato kanë natyra të ngjashme e thuajse të njëjtën mënyrë për ta parë jetën. “Kishte ardhur koha që miqësisë tonë t’i bënim dhuratë këtë kopertinë”, – na thotë Afërdita.

Nisi gjithçka në “Miss Universe” ku njëra përfaqësonte Kosovën e tjetra Shqipërinë. Diçka duhet të ketë pikasur i mençuri Adi Krasta që i zgjodhi të dyja bashkë si shoqëruese në programin “Duartrokitje” në Agon Channel. Ky qe bashkëpunimi i parë intensiv. Sot ato ndajnë shumëçka. Edhe nëse përditshmëria i largon për shkak të angazhimeve dhe jetës në shtete të ndryshme, ato gjejnë gjithmonë një arsye për të qendruar bashkë, qoftë në Miami, Neë York e sigurisht në Tiranë.

“Nuk njiheshim më përpara “Miss Universe” me Xhesin, por kur u njohëm vendosëm të mos ndaheshim kurrë…”, – thotë Afërdita, për t’i lënë vendin përgjigjes së Xhesikës, e cila thotë se “Afërdita ka qenë shtysa ime më e madhe për t’u zhvendosur në SHBA dhe për ta vazhduar atje karrierën si modele. Sigurisht me mbështetjen e disa njerëzve të rëndësishëm në jetën time… Besoj se miqësia jonë do të jetojë sa ne, sepse ajo që përfaqëson është vetë jeta. Me ulje ngritje, me momente të bukura dhe më pak të bukura, por sidoqoftë kurdoherë e mrekullueshme. Është shumë bukur të dish që në një cep të globit një shoqe është gjithnjë aty për ty…” – përfundon Berberi. / revistawho.com

Tags: aferdita dreshajrevista whoxhesika berberi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
FESTA PRIVATE E VOGUE ITALIA / Dy shqiptarë mes të ftuarve ekskluzivë

FESTA PRIVATE E VOGUE ITALIA / Dy shqiptarë mes të ftuarve ekskluzivë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera