Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Një aspiratë e re emocionuese – Si do jetë Shkurti për Peshqit sipas yjeve 28/01/2023
Idetë e mëdha kthehen në të ardhura – Si do jetë Shkurti për Ujorin sipas yjeve 28/01/2023
Koha për të ndjekur ëndrrat – Si do jetë Shkurti për Bricjapin sipas yjeve 28/01/2023
“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila BASHA i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid 28/01/2023
Një shans i guximshëm – Si do jetë Shkurti për Shigjetarin sipas yjeve 28/01/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

NË KOPERTINË / ANILA ÇELA ia nis ‘NGA E PARA’ në ekran dhe rrëfen prapaskenat e programit të dhimbshëm

25/06/2019
në Intervista, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Kohë leximi: 6 min
A A

Nga revistawho.com / Fotot: Pirro Beati / Veshjet: BSB Tirana

Prej vitesh portreti i saj shfaqej çdo ditë në ekranin e “Vizion Plus”. Identifikohej lehtësisht si fytyra më e ëmbël e pasditeve, duke reflektuar përmes buzëqeshjes qetësi e siguri në secilën ditë të javës, pavarësisht temave që trajtonte. Megjithë vitet e shumta në ekran, Anila Çela ruajti një profil të ulët publik duke e parë profesionin e saj, si gjithë të tjerët, larg qesëndisjes dhe lajmeve të bujshme. Ruajti njëherësh, një jetë të sajën krejt normale, përtej ekranit.




Ajo është shembulli i vajzave të ekranit që nuk e bërtasin punën e tyre, as suksesin. Madje, as nuk e promovojnë atë duke thyer rrjetin në kohën e mediave sociale dhe portaleve informative. Në vite ka ditur të ndajë jetën private nga puna. E megjithatë, qe një periudhë e këtij viti, kur ajo ishte në çdo portal të mundshëm. Por edhe kjo bujë mediatike ishte krejt profesionale. Anila Çela la programet e përditshme, që kishin qenë udhëtimi i saj disavjeçar. La “Vizionin e Pasdites” për t’ia nisur “Nga e para”.

Formati më i ri që ajo mori në duar është njëherësh edhe programi i saj i parë ‘prime time’, çka në media konsiderohet si një prej majave profesionale. Ndaj Çela, vjen në këtë kopertinë të “RevistësWho.Com” për të rrëfyer udhëtimin e saj më të ri, njerëzit që ka njohur, jetën përtej ekranit dhe jetët e atyre që janë kaq ndryshe prej nesh. Jetët e atyre që nuk kanë asgjë në shtëpi, e jetët e atyre që mezi kanë një çati.

Kjo përvojë, që të çon nga studiot televizive me personazhe të njohura, nëpër lagjet e varfra me njerëzit e thjeshtë ka shënuar tek Anila një qasje të re me jetën. “Të jesh mirënjohëse për ato që ke, të duash ata që ke pranë e të kuptosh se lumturia nuk është vetëm të kesh”, – thotë ajo, kur duket se jep një prej leksioneve më të mëdha të jetës – “të shijosh çdo ditë e çdo gjë siç është”.

Ndaj biseda me të, është një një ftesë që ta duam veten siç jemi sot, tani. Dhe një ftesë për të dashur botën që na rrethon, pa reshtur së përpjekuri për ta përmirësuar atë. 


Anila, pas më shumë se një dekade në “Vizion Plus”, lë programet e përditshme, me të cilat identifikohesh – për një sfidë të re televizive “Nga e para”… Është ky një fillim “nga e para” edhe për Anilën?

Mendoj se kishte ardhur koha për të bërë një ndryshim. Dhe ishte një ndër propozimet më të bukura profesionale që më ishte bërë ndonjëherë. Jam ndjerë vërtet e lumtur dhe e vlerësuar që ky projekt m’u besua mua. Ishte një fillim i ri në gjithçka, një fillim që do ta ribëja nga e para sërish e sërish.

Çfarë ndodhi që hoqe dorë nga përditshmëria, u lodhe edhe ti?

Ritmin dhe ngarkesën e një emisioni të përditshëm e kupton vetëm kur shkëputesh. Dhe prej një ritmi shumëvjeçar kjo zhvendosje më bëri mirë. Lodhje ka çdo lloj pune, si fizike ashtu edhe mendore, por presionin e një formati të përditshëm ‘live’ duhet shumë punë për ta mbajtur në nivel. Risku për të rënë në rutinë është shumë pranë. Nuk ndodhi asgjë e çuditshme që hoqa dorë, thjesht m’u propozua një format i ri, një patentë me shumë peshë edhe në vende të tjera të botës, të cilës nuk do t’i thosha dot “Jo”.

Do t’i riktheheshe një programi të përditshëm?

Shumë e vështirë kjo pyetje e cila më bëhet vazhdimisht. Po pas kësaj ç’do bësh? Realisht nuk e di nëse do t’i kthehesha sërish përditshmërisë, e shoh pak të vështirë.

Sa sfiduese ishte kjo eksperiencë e re?

Sfidë nga fillimi në fund. Një produksion që të rrëmben dhe nuk di të ndalesh. Vështirë të ndaja ditët, orët, punën nga jeta personale. “Nga e Para” është një format që të rrëmben dhe jeton me të. Unë e kam jetuar si një eksperiencë të rrallë, plot emocione, të papritura, debate, të qeshura, lumturi, ankth… Një përzierje ndjenjash që nisnin nga e para në çdo shtëpi të re.

Çfarë ke mësuar ti “nga e para”?

Kam mësuar shumë, kam mësuar si jetohet jashtë realitetit që ne na rrethon. Kam mësuar që ka shumë, po shumë familje që nuk kanë asgjë. Kam mësuar që jeta shpesh të godet aq fortë sa fjala “shpresë” duket e pamundur. Kam mësuar që shpesh mirëqenia nuk është gjithçka, kam parë familje që jetonin plot dashuri e mirëkuptim brenda “asgjësë” së tyre materiale. Kam parë lot gëzimi dhe rikthim dëshire për të jetuar. Kam mësuar ta falenderoj Zotin më shpesh për gjithçka kam, kam mësuar t’i flas fëmijëve të mi më shumë për rëndësinë e të dhënit dorën atij që ka nevojë. Ah po, kam mësuar shumë në lidhje me shtëpinë nga ana teknike si llaç, bojë, gipse, elektrike apo hidraulike (qesh).

Një program për njerëzit me njerëzit e vërtetë, ndryshe nga programet e deritanishme ku të ftuarit vinin nga një background televiziv në shumicën e rasteve, profesionistë të lirë me përvojë në TV… Ishte e vështirë të bashkëbisedoje me ta?

Jo, është e kundërta. Nga ky format kuptova sa rëndësi ka të flasësh me njerëz të vërtetë, të mos kesh përballë dikë që shqetësohet për ngjyrën e buzëkuqit. Nuk është e vështirë të bisedosh me ta, madje është shumë më e madhe kënaqësia që ti merr nga sinqeriteti i njerëzve të thjeshtë.

Sa përfshihesh emocionalisht në historitë e protagonistëve?

Shumë, nuk bën dot ndryshe. Sado që jam munduar të mos përfshihem, por nuk ia dal dot. Unë në mendje kam jetuar me historitë e tyre, shqetësimet, ëndrrat. Kushdo do ta bënte.

Programi është me regjistrim, e sheh veten në transmetim? Të pëlqen, apo vetëm gjen defekte?

Po e shoh patjetër, pavarësisht se e ndjek edhe në post produksion dhe e di çfarë do shoh në mbrëmje, por sërish ka emocion tjetër ideja që po e jep për publikun në ekran. Për defekte mos më pyet (qesh), gjej tek vetja plot. Por në kritikat e jashtme (miq, kolegë) situata ka qenë më pozitive.

Përpara disa kohësh ti çele një farmaci, brenda profilit për të cilin ke studiuar. E mendon veten ndonjëherë jashtë ekranit?

Farmacia vazhdon punën, është një profil që do shumë kohë, investim, gjë të cilën nuk ia përkushtoj dot siç duhet për aq kohë sa bëj televizion dhe kam edhe një familje, e cila do kohën e saj. Sigurisht që do vijë një moment që do jem edhe unë jashtë ekrani, por nuk kam një ide se kur do të ndodhë.

Si reagojnë dy djemtë e tu kur të shohin në ekran?

Më ndjekin, pyesin për familjet që ne shkojmë, sidomos për fëmijët e familjeve në nevojë. Enio është i rritur dhe e sheh me kuriozitet, ndërsa Adori shkëputet në 5 minutëshin e parë dhe i kthehet lojërave pa shumë interes.

Do t’i këshilloje ti ata të ndiqnin rrugën e televizionit?

Nuk ia kam këshilluar deri tani. Ndoshta sepse nuk kam parë ndonjë interes tek asnjëri nga djemtë. Nëse do ta duan unë do të mbështes çdo dëshirë e pasion të tyre.

Bashkëshorti yt vjen gjithashtu nga përvoja në ekran, çfarë kritikash të bën ai?

Ka gjithmonë kritika, ose mund t’i quaj edhe sugjerime se si mund ta kisha bërë ndryshe një intervistë apo komente mbi elementë të tjerë teknikë të emisionit. Gjithsesi, duke qenë në të njëjtën fushë gjithnjë ndodh kështu, secili e sheh me syrin e tij profesionist (qesh).

Pas “Nga e Para” çfarë do të ketë?

Nuk kam plane fikse, brenda korrikut do kemi vendosur nëse do kemi një rikthim të shpejtë të “Nga e Para” apo një sezon më të largët. Mendoj se audienca e ka ndjekur dhe pëlqyer, aplikime ka pafund, dëshira e gjithë stafit është të vijojë sezoni tjetër, por mbetet për t’u parë…

Planet për pushimet këtë verë i ke bërë? Ku do të shkosh?

Po kam bërë e rezervuar që në fillim të vitit, me zor po i pres. Pushime me familjen jashtë Shqipërie këtë vit.

Janë pushimet nevojë, apo dëshirë për të kaluar më shumë kohë cilësore me familjen?

Gjatë punës dhe lodhjes shpesh ndjej nevojë për të pushuar. Por unë e dua pafund kohën me familjen, fëmijët. Dua gjithçka nga vera, deti, largimi nga qyteti. Pushimet janë forma më e mirë për të rimarrë energjitë dhe koha më e bukur me njëri-tjetrin. / revistawho.com

Etiketa: Anila CelaFamiljenga e paraprogramShtepivizion plus
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Aspasjana Kongo: Viti 2022, histori suksesi jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë!
Intervista

Aspasjana Kongo: Viti 2022, histori suksesi jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë!

22/01/2023
Andresa Ambrosio: Ju rrëfej rrugëtimin më të ëmbël të jetës sime!
Kryesore

Andresa Ambrosio: Ju rrëfej rrugëtimin më të ëmbël të jetës sime!

14/01/2023
EKSKLUZIVE/Mes dashurive, transformimit fizik dhe “Një gotë Rose”, rrëfimi i Rozana Radit për vitin 2022!
Intervista

EKSKLUZIVE/Mes dashurive, transformimit fizik dhe “Një gotë Rose”, rrëfimi i Rozana Radit për vitin 2022!

31/12/2022
16 personazhet e famshëm shqiptarë që u bënë për herë të parë prindër në vitin 2022
Vetëm në WHO

16 personazhet e famshëm shqiptarë që u bënë për herë të parë prindër në vitin 2022

30/12/2022
Çfarë dhurate t’i bëni dikujt këtë Krishtlindje sipas shenjës së horoskopit!
Kryesore

Çfarë dhurate t’i bëni dikujt këtë Krishtlindje sipas shenjës së horoskopit!

14/12/2022
EKSKLUZIVE/ Einxheli zbulon për herë të parë projektin e saj të ri!
Vetëm në WHO

EKSKLUZIVE/ Einxheli zbulon për herë të parë projektin e saj të ri!

11/12/2022
Para
Alex krenar për Jennifer, zbulon çfarë këshillash të vlefshme i ka dhënë ajo

Alex krenar për Jennifer, zbulon çfarë këshillash të vlefshme i ka dhënë ajo











TË FUNDIT

Një aspiratë e re emocionuese – Si do jetë Shkurti për Peshqit sipas yjeve

Një aspiratë e re emocionuese – Si do jetë Shkurti për Peshqit sipas yjeve

28/01/2023
Idetë e mëdha kthehen në të ardhura – Si do jetë Shkurti për Ujorin sipas yjeve

Idetë e mëdha kthehen në të ardhura – Si do jetë Shkurti për Ujorin sipas yjeve

28/01/2023
Koha për të ndjekur ëndrrat – Si do jetë Shkurti për Bricjapin sipas yjeve

Koha për të ndjekur ëndrrat – Si do jetë Shkurti për Bricjapin sipas yjeve

28/01/2023
“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila BASHA i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid

“Isha vetëm 10 vjeç kur babai më mori për dore…” emocionon Kryetarja e Futbollit për femra, Anila BASHA i dorëzon trofeun Megi Doçit: Tronditi rrjetën e Real Madrid

28/01/2023
Një shans i guximshëm – Si do jetë Shkurti për Shigjetarin sipas yjeve

Një shans i guximshëm – Si do jetë Shkurti për Shigjetarin sipas yjeve

28/01/2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need RevistaWho - View Counter to be installed
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera