Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Në Kopertinë

NË KOPERTINË / Anjeza Maja: Biznesi, sekreti i linjave perfekte dhe disa të vërteta për dashurinë

11/08/2018
in Në Kopertinë
Reading Time: 3 mins read
A A
NË KOPERTINË / Anjeza Maja: Biznesi, sekreti i linjave perfekte dhe disa të vërteta për dashurinë

Fotot: Pirro Beati / Grimi dhe flokët: Suela Çagu





Kur mendova për një kopertinë me Anjezën, veshur me bikini, nuk isha i bindur se do të thoshte “PO”. Në përgjithësi vajzat që e kanë bërë famën e tyre shtojnë tekat dhe harrojnë që dikur nuk ka qenë kështu. Por, Anjeza nuk e kish harruar veten, madje dhe nuk e kish lënë pas dore. Pas të 30-tave nuk është fjalë goje të kesh një trup të tonifikuar, një bark me muskuj dhe një lëkurë që shkëlqen me pak ngjyrë që duket se e ka genetike.


Anjeza ishte si në fillimet e saj veç (paramendoj) më e sigurt aty ku duhet dhe më e pasigurt aty ku po prapë duhet. Është e duruar dhe e sjellshme dhe nuk është e fiksuar për perfeksion. Ajo po bëhet gati që në vjeshtë të na prezantojë me një biznes të sajin. Pranë palestrës ku e pamë si imazh “Repeat Fitness”, ajo po hap një qendër “Spa & Wellness”. Ditën që e takojmë na tregon zyrën dhe sesi po e pret me bulëza gëzimi diçka të sajën.

I je dedikuar shumë trupit, të shohim që poston foto nga palestra, por edhe pjata të ndryshme…

– “Kur kam qenë fëmijë isha shumë aktive, notoja pa frikë në verë dhe në adoleshencë u bëra dembele. Mjaftohesha me punët e shtëpisë që m’i linte mami detyrë (qesh). Prej disa kohësh dhe sidomos këtë vit jam bërë e varur nga aktiviteti fizik, por mos shihni fotot që postoj, sepse pa disiplinë në ushqim asgjë nuk ka vlerë, as vrapi, as stërvitja. Vetëm regjimi në ushqim dhe ndonjë vuajtje dashurie të dobëson (qesh)”.

Në “tiranapost.al” ke një blog ku jep këshilla ushqimi? Çfarë rregullash ke ti që t’i dimë dhe ne?

– “Unë i ndaj me të gjithë ato që mësoj. Por e bukura është se i praktikoj tek vetja ime kështu që janë me provë. Unë nuk ha karbohidrate dhe kur e shkel me një pjatë pasta, të nesërmen vihem në detox të plotë, vetëm kos.

Jam shumë e dhënë pas embëlsirave dhe ndonjëherë kur e shoh që kam ngrënë tej rregullit të sheqerit, bëj gjithashtu detox. Vetëm një herë në javë duhet t’i lejojmë vetes ushqimet e ndaluara edhe pse ato janë më të mirat. Nuk ha kurrë bukë. Nuk mbaj mend kur kam ngrënë për herë të fundit”.

Meqë tek këshillat e një trupi në formë përfshihen edhe ‘vuajtjet e dashurisë’, e pyetëm edhe për këtë Anjezën dhe përgjigjja nuk ishte ajo që prisnim.

Nuk ka të reja nga jeta private. Është vetëm dhe kjo nuk i pëlqen fort.

– “Dua të kem dikë, atë dikë-në që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që ai gjen tek unë, por nuk është e lehtë. Kur isha më e re mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin më kuti prej ari, -por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është fat dhe e kam bindje. Tani, shpresoj që ky fati im mos të vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive, me punën dhe miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri”, – thotë Anjeza, e cila duket se vërtet do t’ia nisë nga fillimi, veçse tani me më shumë klas, përvojë dhe nuhatjen e një vajze që di çfarë është e mira. / revistawho.com

Tags: anjeza majaBiznesiDashuriaintervistalinjatRevistaWho
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
(FOTO) Rita Ora shkëlqen mes yjeve të mbrëmjes Gala të UNICEF-it

(FOTO) Rita Ora shkëlqen mes yjeve të mbrëmjes Gala të UNICEF-it








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera