BUKUROSHJA SHQIPTARE RRËFEN NË NJË INTERVISTË EKSKLUZIVE NGA GJENEVA PËRJETIMET E MUAJVE MË TË BUKUR TË JETËS SË SAJ… PËRGATITJET PËR ARDHJEN E VAJZËS, KUJT IA THA LAJMIN SAPO E MORI VESH, SI ËSHTË T’IA NISËSH NGA E PARA NË NJË VEND TË RI DHE ME ÇFARË PO MERRET AJO ATJE. A DO TË KTHEHET APO JO NË EKRAN DHE KUR DO TË BËHET DASMA… GJITHÇKA NË REVISTAWHO.COM!
(VIJON NGA PJESA E PARË) Në këtë pjesë të dytë të intervistës, Floriana zbulon më shumë nga jeta në Zvicër, ku ka ndërtuar dy biznese të sajat bashkë me partnerin. Garo zbulon gjithashtu njerëzit që mungojnë nga Tirana dhe planet për t’u kthyer sërish në ekran. Mos e humbisni!
Kur e zbulove gjininë?
Gjatë një ekoje që bëra tek një kolegia e mamit në Shqipëri, në fund të muajit të 4.
I ke bërë blerjet për të voglën?
Thuajse kam përfunduar. Kam blerë ca veshje shumë të lezetshme. Shpresoj që vajza ime të jetë bukuroshe pasi unë s’kam qenë aspak kur kam lindur. Veshjet që kam zgjedhur do ta zbukurojnë edhe më shumë.
E ke arreduar dhomën e saj?
Si fillim do rrijë në dhomën time. Sendet që nevojiten i kam blerë, por nuk i kam bërë akoma një dhomë të mirëfilltë. Mbase pak me vonë.
Ke qepur vetë ndonjë gjë?
Jo. Nuk jam shumë e zonja për këtë.
Po lexon libra për mëmësinë gjatë kësaj periudhe?
Kam lexuar në fillimet e shtatzënisë për thuajse gjithçka. Tani lexoj vetëm për zhvillimin e saj çdo javë që kalon dhe për ndryshimet në trupin tim.
E keni zgjedhur emrin?
Po.
Si e përfytyron?
Në fakt nuk e përfytyroj shumë…
Kujt do doje t’i ngjante?
Të ishte një miks i mirë i imi dhe i Enisit, po më shumë të merrte nga unë (buzëqesh).
Çfarë dëshiron të marrë prej teje dhe çfarë prej Enisit?
Tiparet e fytyrës së saj do doja të ishin një miks mes meje dhe Enisit. Nga unë dëshiroj të marrë buzëqeshjen dhe gjatësinë. Nga Enisi dua të marrë iniciativën, vendosmërinë dhe guximin për t’u përballur me gjithçka.
Do t’i mësoni shqip vajzës?
Sigurisht vetëm shqip do ti flas. Dhe nga pak anglisht. Frëngjishten do ta mësojë në kopësht nëse do jemi këtu.
Cilat kanë qenë urimet e miqve të famshëm nga Shqipëria, do na e veços njërin prej tyre?
Ka shumë. Nuk i veçoj tani se mbeten keq të tjerët (qesh). Po kryesisht urime tradicionale dhe tipike.
Do na tregosh diçka më shumë mbi jetën e re në Zvicër…
Unë jam marrë me krijimin (së bashku me Enisin dhe një partner tjetër) dhe menaxhimin të një kompanie networking/dhomë tregtare që e kemi quajtur Bona Fide Business. Krahas kësaj, unë dhe Enisi sapo kemi hapur një Barbershop për meshkujt dhe një sallon bukurie për gratë në qytetin e vjetër në Gjenevë. I kemi quajtur Old Town Barbershop & Old Town Coiffure & Esthetique. Kur u zhvendosa në Gjenevë, bëra një kurs intensiv frëngjishteje për 3 muaj dhe tani komunikoj lirisht edhe pse jo në mënyrë perfekte. Ndjek rregullisht vizitat tek mjeku dhe mundohem të lëviz aq sa mundem nëpër qytet. Po fakti që jam e zënë me këto biznese që përmenda, nuk më lë shumë kohë në dispozicion.
Merresh me punë shtëpie atje, gatuan, lan enët, merr pluhurat, hekuros?
Jo. Meqënëse jam shumë e angazhuar me punë jashtë shtëpisë, për punët e shtëpisë kam ndihmë.
Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo nga jeta atje?
Më pëlqen fakti që jetoj me njeriun që dua dhe që bëj punën që më pëlqen. Fakti që po ngremë disa biznese nga e para është shumë emocionues edhe pse ka vështirësitë e veta.
Nuk më pëlqen koha që është kryesisht gri.
Çfarë të mungon më shumë nga Tirana?
Miqtë dhe mikeshat e mia, dhe ndonjëherë edhe emisioni.
Të mungon vëmendja?
Mendoj se vazhdoj ta kem.
Të ka shkuar ndonjëherë në mendje rikthimi në ekran gjatë kësaj kohe?
Sigurisht. Nuk e di se kur dhe në ç’formë po në ekran do të jem prezente gjithmonë.
Kur do të vijë dasma?
Mbase pas 1 viti.
Si e imagjinon?
Madhështore. Po ku i dihet…
Vazhdon të mbash mbiemrin tënd, apo ke marrë të Enisit?
Kam mbajtur mbiemrin tim. / revistawho.com