Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

NË KOPERTINË / Ingrit Gjoni: Në dashuri duhet edhe të lutesh!

14/10/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 3 mins read
A A
NË KOPERTINË / Ingrit Gjoni: Në dashuri duhet edhe të lutesh!

Fotot: Juxhin Kurti





“Sa më larg” është titulli i projektit të saj më të fundit në muzikë… Një klip që na kthen pas në kohë, në prezantimin e parë të Ingrit Gjonit me një videoklip. Sërish flokë të lagur, një look i thjeshtë dhe interpretim shumë i mirë; këngë me ritme të dëgjueshme, tekst që mësohet lehtë dhe voila, kaq mjafton për të sjellë si barazim suksesin. Në këtë intervistë për revistawho.com, Gjoni tregon se si lindi ky projekt, çfarë do të ketë pas tij, si do të jetë për të vjeshta dhe si reagon i biri kur dëgjon këngët e saj…

Ingrit ke ardhur në versionin bardhë e zi, me flokët e lagur, shumë seksi… Idetë për videoklipe vazhdojnë të jenë të tuat apo jo?


Idetë fillestare janë të miat, rrugës përpunohen nga bashkëpunëtorët që janë profesionistë të fushës për të arritur tek rezultati final që ju e shihni.

Po djali që i lutesh në gjunjë kush është?

Është një model, i zgjedhur nga produksioni për të realizuar rolin.

Sa herë keni qeshur teksa xhironit skenat?

(Qesh) Shumë herë… Edhe tani kur kujtoj episode më vjen për të qeshur.

14697289_10207470225977116_884634220_o

Ti je shumë detajiste, a je e kënaqur me punën tënde të fundit?

Mendoj që është realizuar një videoklip shumë i mirë nga “Max Production” dhe një këngë fantastike nga Elgit Doda që ka bërë muzikën dhe Alban Ramosaj që ka shkruar tekstin, ndaj nuk kam pse të mos jem e kënaqur.

Kënga “Sa më larg” flet për një dashuri që ka mbaruar? Ti beson se dashuritë mbarojnë përfundimisht?

Mendoj që po. Por kjo nuk ndodh me dashuritë e mëdha, ato janë të destinuara të jetojnë përgjithmonë.

Ingriti është nga ato që lutet për dashuri, apo është mësuar që ta lusin?

Në një marrëdhënie që të funksionojë siç duhet, duhet që edhe të lusësh ndonjëherë. Por sigurisht, më së shumti më kanë lutur.

14699669_10207470225937115_869819719_o

Po Paridi e pa videoklipin? I pëlqeu? I këndon ai nëpër shtëpi këngët e mamit?

Po, Paridi është testi i parë për të mësuar nëse kënga do të ketë apo jo sukses. Nëse i fiksohet atij ritmi dhe fjalët, është e padiskutuar që do të pëlqehet edhe nga masa. Edhe me këngën e fundit, kështu ndodhi.

Ingrit ku të ka gjetur tetori? Për pushime ç’bëre?

Pushimet këtë vit ia kushtova plotësisht Paridit. Qëndruam gjatë në shtëpinë që kemi në Sarandë dhe kemi shëtitur shumë nga plazhet e Jugut. Tetori më ka gjetur të angazhuar me punë e koncerte në Shqipëri e Diasporë. Po punoj për tre këngë të reja, që do të jenë bashkëpunime.

Në verë fitove shumë lekë me koncertet?

Fitova aq, sa për të plotësuar çdo dëshirë timen dhe të djalit tim, që më besoni janë kaq shuuuumëëë (qesh). Vera shkoi mirë, nuk duhet të qahem. Jam mësuar të jem mirënjohëse.

Tani në këtë periudhën tetor-dhjetor, që besojmë është më e vakët sa i takon koncerteve, si e kalon?

Nuk është e vërtetë, në këtë periudhë ka shumë organizime për shqiptarët në Diasporë dhe jam goxha e angazhuar. Janë festat e nëntorit dhe festat e fundvitit… Por në periudhat me më pak angazhime i kushtohem Paridit, familjes dhe shoqërisë sime. Shpenzoj shumë kohë me ta.

14600754_10207470226097119_556754748_o

Të pëlqen të rrish në shtëpi, të pastrosh, të gatuash? Kur ka qenë hera e fundit që e ke bërë?

Jo dhe aq… Më pëlqen të gatuaj, sidomos për familjen dhe miqtë, por me punët nuk kam ndonjë raport të shkëlqyer. E urrej rrëmujën, vërtet, por është një zonjë që kujdeset për mirëmbajtjen e shtëpisë.

Kur do t’i dëgjojmë e shohim këngët e videoklipet e reja?

Shumë shpejt. Prisni vetëm pak. / revistawho.com

Tags: INGRIT GJONI
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
Next Post
Ofendohet rëndë Kylie Jenner, fansi e quan prostitutë

Ofendohet rëndë Kylie Jenner, fansi e quan prostitutë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera