Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin! 09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër… 09/01/2026
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

NË KOPERTINË / Juliana Pasha: Këtë vit jo si këngëtare, roli im i ri në… (+ 1 RECETË GATIMI)

02/10/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 4 mins read
A A
NË KOPERTINË / Juliana Pasha: Këtë vit jo si këngëtare, roli im i ri në… (+ 1 RECETË GATIMI)

Fotot: Endrit Mërtiri / Hair & Make Up: Suela Çangu / Styling: Miranda Dupi





Një nga zërat më të mirë shqiptar, lë gjithnjë gjurmë tek dëgjuesit sa herë që shfaqet në skenë. E vlerësuar me disa çmime të rëndësishme, Juliana Pasha numëron vite karrierë e vazhdon të jetë “on the top”. Veç kësaj ajo është edhe e dashur, e thjeshtë dhe me një pasion të madh për kuzhinën. Pasha prej shumë vitesh këndon ‘live’ e ndoshta jo pak prej jush e kanë parë e dëgjuar nga afër. Por së fundmi ajo është shfaqur ndryshe, në një set të veçantë fotografik, që përcjell edhe të gjithë klasin e këngëtares. Në këtë intervistë për “revistaëho.com” artistja na tregon se kjo ishte thjesht për të pasur një kujtim të bukur. Juliana po ashtu na tregon për punën, pushimet dhe ndan me të gjithë një nga recetat e saj më speciale.

Juliana si ishte për ty kjo verë që lamë pas? Më shumë punë apo plazh?


Kam kaluar një verë tejet të ngarkuar me punë dhe me vetëm disa ditë të shkurtra pushimesh, por që ishin tepër domethënëse për mua. Në gusht teksa pushonim së bashku me bashkëshortin tim Altinin u kujtuam që kishim përvjetorin e 10-të të martesës. Ndaj ato pak ditë që pushuam i shijuam në maksimum.

Një këngëtare e përjetshme “live”-i, a fiton shumë para?

(qesh) Sa po më pëlqen kjo fjala e përjetshme. Nuk mund të them që fitoj shumë, por me siguri të plotë ju them se atë që e fitoj e marr me mund e me djersë. Nga natyra jam pak dorëlëshuar. Gjithçka që fitoj e shpenzoj për familjen apo për imazhin tim. Lodhja nuk ka asnjëherë çmimin e duhur, por për mua e rëndësishme është që puna ime të ketë jetëgjatësi, më tepër sesa fitime. Paraja shkon e vjen, është puna ajo që më mban gjallë dhe më jep kurajo për të dhënë gjithmonë më të mirën nga vetja.

Po tani në vjeshtë çfarë po përgatit? Do marrësh pjesë në “Kënga Magjike”?

Për të qenë e sinqertë deri në fund, nuk kam menduar asgjë për këtë vjeshtë. Kur kam nxjerrë një këngë të re, nuk jam përgatitur asnjëherë më parë. Gjithmonë më ka rastisur që këngët më kanë ardhur në momentin e duhur. Ose ndoshta jam mësuar t’i bëj gjërat në minutat e fundit dhe shpeshherë pres… (buzëqesh) Këtë vit nuk do të jem pjesëmarrëse në  ‘Kënga Magjike’, por do të jem pranë konkurrentëve të rinj në një tjetër pozicion të rëndësishëm, që do të zbulohet në “E diela shqiptare”.

14440695_10207012488932889_1683324455259920991_n

Ti çdo vit shkëlqen në këtë festival, por vetëm një herë e ke marrë çmimin e parë. Të vjen keq për këtë?

Siç po shpreheni dhe ju, në skenën e ‘Kënga Magjike’ gjithmonë mund të shkëlqesh, falë një investimi që realisht është i vetmi në Shqipëri në llojin e tij. Personalisht jam vlerësuar gjithmonë me çmime qoftë ky i parë, i tretë (meqenëse kam dy të tillë) apo çmimin e ‘Best Vocal’, që e vlerësoj shumë, etj… Në pjesëmarrjen time të fundit, vitin e kaluar, ishte një befasi për mua të qenurit në treshen më të mire pasi nuk e pretendoja vendin që zura, për shkak të konkurrencës dhe këngëve të mira që ishin. Jam shumë falenderuese që kolegët e mi e vlerësuan këngën, performancën dhe vokalin tim. Nuk kam asnjë keqardhje për çmimin e parë.

Dimë që përveç këngës, ti shkëlqen gjithaq edhe në një fushë tjetër, në kuzhinë. Do e ndash me ne recetën tënde më speciale?

Tani që po ma kërkoni recetën nuk po di cilën t’iu them (jo se kam shumë, por sepse këto kohë kam gatuar pak për shkak të impenjimeve). Gjithsesi meqenëse jemi duke iu afruar dimrit dhe jam pak e sëmurë me grip, po ju them recetën time të preferuar.

Supë me karrota dhe xhinxher

Përbërësit: Vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, 1 luge kafeje xhinxher i bluar, 6-8 karrota, 3-4 filxhanë lëng perimesh, kripë, piper.

Përgatitja:

E thjeshtë fare dhe e shpejtë. Në një tenxhere pasi kemi hedhur vajin e ullirit skuqim pak hudhrën sa të marrë ngjyrë. Shtojmë xhinxherin e bluar dhe karrotat dhe i përziejmë për 5 minuta. Shtojmë lëngun e perimeve dhe i lëmë të ziejnë për 30 minuta derisa karrotat të jenë zbutur mjaftueshëm. Të gjithë përbërjen e kalojmë në mikser dhe në fund e shërbejmë në një tas të ngrohur pak në mikrovalë. Sipër supës vendosim sipas dëshirës majdanoz, timo ose pak djathë filadelfia me disa kubikë të thekura buke. Ju bëfte mirë! (buzëqesh)

14425508_1137326686344002_3798228178021090415_o

Këto ditë të kemi parë në një set shumë të bukur fotosh artistike të realizuara nga Endrit Mërtiri. I bëre thjesht për qejf apo fshihet ndonjë projekt pas kësaj. Ndoshta kopertina e ndonjë albumi?

Një ditë të bukur vere teksa shihja fotot e mia vura re se pjesa më e madhe e tyre janë foto në skenë apo foto nga celulari. Vendosa që më duhej një set artistik, por gjatë verës nuk u bëra dot gati asnjëherë për ta përfunduar. Sapo gjeta kohën e lirë vendosa që duhej çuar dëshira deri në fund. Zgjodha njerëzit e duhur, të gjithë profesionistë në fushën e tyre, Endrit Mërtiri, Miranda Dupi dhe Suela Çangu. Dhe si me magji u realizua ky set fotografik që e vlerësoj pa masë. Nuk do të jetë i vetmi pasi po mendojmë edhe për të tjerë. Ndoshta më vonë do të jetë kopertina e ndonjë albumi apo koncerti recital. Çdo gjë në kohën e vet.

Tags: Juliana Pasha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
Kjo këngëtare kosovare merr shpesh lule nga një dërgues anonim

Kjo këngëtare kosovare merr shpesh lule nga një dërgues anonim








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera