Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Ledri zbulon sekretin e marrëdhënies me Sarën! 03/06/2023
Beyonce i dhuron fansit syze, por sigurimi ia merr prapë! 03/06/2023
Rroba banjot që duhet të vishni këtë verë sipas shenjës së horoskopit 03/06/2023
Gjithmonë e kuruar/ E zbuluam kush kujdeset për Zonjën e Parë, Armanda Begajn 03/06/2023
“Më ka bërë shumë përshtypje”, Xhesika Berberi tregon takimin me Selena Gomez 03/06/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

NË KOPERTINË / Nga ringu në pasarelë, Heidi dhe Robin rrëfejnë dashurinë dhe jetën e përbashkët

23/04/2019
në Intervista, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Kohë leximi: 7 min
A A
NË KOPERTINË / Nga ringu në pasarelë, Heidi dhe Robin rrëfejnë dashurinë dhe jetën e përbashkët

Nga Lorena Resulaj / Fotot: Fadil Berisha


Një modele dhe një boksier dashurohen me njëri-tjetrin dhe të dy vendosin të kalojnë jetën bashkë. Mund të duket si një histori moderne përrallash, por Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi e kanë bërë realitet. Në profesionin dhe karakterin që duhet të kenë në punë nuk bashkohen në asnjë pikë, megjithatë ata i ka bashkuar gjuha e dashurisë. Heidi dhe Robin kanë vite që kanë gjetur mbështetjen më të madhe tek njëri-tjetri, sepse jeta e tyre si emigrantë nuk ka qenë aspak e lehtë. Megjithatë sot ata janë të dy të suksesshëm në fushat e tyre, madje Robini mban disa tituj si Kampion Europe. Në këtë rrëfim ekskluziv për RevistaWho.Com, çifti i njohur na tregojnë gjithçka, duke nisur nga rrugëtimi në karrierë dhe deri tek planet për krijimin e një familje. Zbuluam se Robini jashtë ringut është një ‘gentleman’ i vërtetë dhe se forca që i japin njëri-tjetrit është çelësi i suksesit në marrëdhënie. Historia e tyre është shumë frymëzuese, jo vetëm si çift, por edhe si dy shqiptarë që ia kanë dalë mbanë në një vend të huaj, prandaj gjithë rrëfimi ja vlen të lexohet deri në fjalinë e fundit.

Sa e vështirë ka qenë për ju të ecni përpara në një vend të huaj?




HEIDI: Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ne e tregojmë gjithmonë origjinën tonë. Paragjykime ka pasur dhe kurrë nuk kemi reaguar, sepse në fund profesionalizmi ynë ka treguar disiplinën, punën dhe karakterin tonë. Tani marrim më shumë komplimente sesa kritika, sepse ne të dy kemi qenë refugjatë. Ja kemi nisur çdo gjëje nga e para, por kush është njeri me qëllime të mira dhe punëtor, edhe pa asnjë kusht do të arrijë diku.

Si u bëtë bashkë ju të dy? 

ROBIN: Një mik familjar na njohu me njëri-tjetrin.

Sa e vështirë ka qenë për ty Robin t’i fitoje zemrën një vajze të bukur si Heidi?




ROBIN: Besoj se qëllimet tona serioze dhe të sinqerta fituan zemrat e njëri-tjetrit dhe unë çdo hap e kam bërë me kënaqësi që ta bëj Heidin çdo ditë e më të lumtur, sepse ajo ka një shpirt që e meriton të luftosh për të.

Robin, meshkujt që merren me boks duken shumë të ashpër. Si je ti në jetën personale përtej ringut?

ROBIN: Në jetën personale jam shumë i qetë dhe pozitiv, jam shumë familjar dhe kam disiplinë për qëllimet e mira. Kam shumë qëllime të mëdha për familjen dhe sportin.

Heidi, a është romantik Robini? 

HEIDI: Robin është një djalë shumë romantik. ‘Gentleman’ me një kujdes shumë të madh.

Të ka bërë ndonjë surprizë që ti do ta mbash mend gjithmonë?

HEIDI: Po disa…dhe jo vetëm për mua. Ne nuk jemi njerëz që ndajmë momente intime në rrjete sociale.

A ka ndikuar puna në marrëdhënien tuaj, duke qenë se ju keni zgjedhur dy profesione që kërkojnë shumë angazhim, madje shpesh ju duhet të qëndroni edhe për ditë të tëra larg njëri-tjetrit…

HEIDI: S’është e lehtë, por kemi shumë respekt për karrierën e njëri-tjetrit. Nuk bëjmë presion dhe nuk krijojmë probleme. Vetëm duam të mbështesim njëri-tjetrin. Çdo moment të lirë e kalojmë sëbashku me familjen.

Cili prej ju të dyve bëhet më shumë xheloz?

HEIDI: Robin thotë se Heidi, unë them se Robin (qesh).

Çfarë marrëdhënie keni me familjet e njëri-tjetrit?

HEIDI: Dashuri dhe vetëm dashuri. Kujdesemi vazhdimisht për familjet e njëri-tjetrit.

Heidi, ti ke treguar se i ndjek vazhdimisht ndeshjet e partnerit tënd. Si je ndjerë kur e ke parë të shtrirë në ring apo kur është mundur nga ndonjë kundërshtar?

HEIDI: Robin nuk ka qenë kurrë i shtrirë në ring, por kjo është një gjë shumë normale tek një sportist. Kam përjetuar vetëm një ndeshje të Robinit, që ka rezultuar pa sukses. Ka qenë e vështirë, por e di se çdo njeri i madh në këtë planet ka pasur humbje para suksesit. Nuk është e mundur të arrish në nivele botërore pa pasur momente të vështira në karrierë. Kjo është shenja e suksesit.

Kush ka qenë mbështetja më e madhe për ju gjatë rrugëtimit në karrierë?

ROBIN: Para se të bëheshim bashkë kanë qenë familjet tona, sepse shumë nuk na kanë mbështetur në çdo moment të jetës dhe të karrierës, madje akoma edhe sot. Por tani që jemi çift ne e mbështesim shumë njëri-tjetrin, sepse e dimë se sa e rëndësishme dhe e nevojshme është për të pasur sukses.

Kush është më i kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit?

HEIDI: Besoj se ne femrat prej natyrës bëhemi më shumë merak dhe aty lind edhe një kujdes më i madh se burrat.

Ti Heidi a i bën ndonjëherë masazh Robinit kur vjen i lodhur nga një ndeshje? 

HEIDI: Ne kujdesemi shumë për njëri-tjetrin. Ne të dy i bëjmë masazh njëri-tjetrit, është diçka shumë e mirë dhe shumë normale.

Çfarë do të thotë për ty Robin të mbash disa nga titujt më të rëndësishëm si për shembull atë të Kampionit të Europës?

ROBIN: Të gjithë titujt që kam janë të nivelit të lartë botëror, të gjithë kanë vlerë të madhe, të gjithë i kam fituar me djersë, me gjak, me dhimbje dhe me një sakrificë shumë të madhe. Kështu që jam shumë krenar për titujt që mbaj në shtëpi me plot krenari. Të jesh i pari në Europë është një ndjenjë shumë e madhe dhe për këtë jam shumë krenar për punën time 13-vjeçare.

Po ti Heidi a ndjehesh krenare për arritjet e partnerit tënd?

HEIDI: Unë jam shumë krenare për Robinin, por jo vetëm për suksesin e madh që ka arritur në profesionin e tij. Robini është një burrë edhe me shumë suksese në jetën private. Është i mbushur me kualitete dhe kjo më bën të ndjehem akoma më krenare.

Po për ty Robin cili ka qenë momenti kur je ndjerë krenar si asnjëherë tjetër për Heidin?

ROBIN: Unë qëkur jam bashkuar me Heidin çdo ditë ndjehem akoma dhe me shumë krenar për të… Heidi është një vajzë shumë e suksesshme dhe shumë e mirë, por mbi të gjitha është shumë humane, është njeri shumë familjar dhe kam shumë për të folur dhe treguar se sa krenar jam për Heidin. Kështu që mund të them se Heidi më ka përmbushur në të gjitha aspektet.

Robin, ti je shprehur se këtë vit dëshiron të shpallesh kampion bote. A mendon se do e bësh realitet dhe çfarë po bën për t’ia arritur këtij qëllimi?

ROBIN: Nuk e di se sa do të ndodhë këtë vit, por është qëllimi im kryesor, për të cilin po bëj sakrificë të madhe çdo ditë. Nuk ka rëndësi se edhe sa kohë do vonohet, por jam shumë i bindur se qëllimit tim do i rri besnik dhe ajo ditë do të vijë.

Cilin shikon si konkurrentin tënd më të fortë në boks?

ROBIN: Vetveten. Dua që çdo ditë që vjen të jem edhe më i disiplinuar dhe më i suksesshëm se sa ditët që kalojnë.

Po ti Heidi çfarë ke menduar të bësh këtë vit me karrierën tënde? Ke marrë ndonjë kërkesë për bashkëpunim?

HEIDI: Unë punoj vazhdimisht. Disa reklama që i kam realizuar disa muaj më parë do të bëhen publike për pak. Kam një projekt të ri, me të cilin jam duke punuar prej disa muajsh, por akoma nuk ka filluar.

Robin, sa orë në ditë stërvitesh dhe cili ka qenë kushti më ekstrem në të cilin je stërvitur?

ROBIN: 6 ditë në javë ushtrohem 5 deri 6 orë në ditë. Kam bërë aq shumë stërvitje në jetën time sa që nuk mundem të dalloj se cila më ka munduar më shumë, sepse janë të gjitha ekstreme.

Një modele dhe një boksier duhet t’i kushtojnë shumë rëndësi ushqimit. Ju çfarë regjimi ushqimor ndiqni, çfarë konsumoni zakonisht gjatë një dite? 

HEIDI: Konsumojmë ushqime të shëndetshme, sepse ne i japim shumë rëndësi shëndetit. Megjithatë një herë në javë konsumojmë çfarë të duam, pica, pasta ose ushqime tradicionale shqiptare.

Ty Robin a të është rrezikuar ndonjëherë shëndeti nga profesioni yt? A ke menduar ndonjëherë të heqësh dorë?

ROBIN: Sa herë hyjmë në ring në çdo ndeshje jemi në rrezik, por dhe në jetë zakonisht jemi të rrezikuar, caktimin e Zotit nuk e di askush se nga do na vijë rreziku. Unë kam shumë qëllime dhe shumë energji, kështu që akoma se kam menduar të heq dorë pa e kryer obligimin dhe qëllimin tim.

Ju keni shprehur dëshirën që këtë vit të bëni një dasmë. Keni filluar të mendoni për të, si do e organizoni?

HEIDI: Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqëndruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh.

Po për të krijuar një familje, për t’u bërë prindër, e keni menduar?

ROBIN: Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha. Është qëllimi i jetës sonë për të pasur një familje me shëndet dhe lumturi.

Robin, thuhet se boksi të jep mësime të shumta për jetën. Cili është mësimi më i mirë që ti ke nxjerrë prej tij?

ROBIN: Po është e vërtetë se boksi të përgatit shumë për jetën. Mësimi më i mirë është që të jesh i durueshëm në çdo sfidë të jetës.

E keni menduar ndonjëherë rikthimin në Kosovë?

HEIDI: Po, e kemi menduar. Për fat të keq nuk i kemi mundësitë profesionale të njëjta njësoj si në Zvicër ose Gjermani. Për ne është pak problem rikthimi në Kosovë, por ne vijmë disa herë në vit dhe gëzohemi shumë kur kthehemi për pushime në vendlindjen tonë.

Kush e “bën ligjin” në shtëpi, kush i merr vendimet?

HEIDI: Jemi dy njerëz shumë të hapur. Nuk i bëjmë ligjin njëri-tjetrit. Për të mbrojtur marrëdhënien tonë ne të dy i marrim gjithmonë vendimet së bashku. / revistawho.com

 

Etiketa: boksDashuriFemijegjermaniHEIDI LUSHTAKUintervistekampionkopertineMartesemodelingRevistaWhoRobin krasniqiZvicer
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rroba banjot që duhet të vishni këtë verë sipas shenjës së horoskopit
Horoskopi

Rroba banjot që duhet të vishni këtë verë sipas shenjës së horoskopit

03/06/2023
EKSKLUZIVE/ Jeta e re e Edonës!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Jeta e re e Edonës!

02/06/2023
Binjakët – shenja më inteligjente e zodiakut dhe ju tregojmë arsyen pse!
Kryesore

Binjakët – shenja më inteligjente e zodiakut dhe ju tregojmë arsyen pse!

25/05/2023
Brenda “Luminous” të Kejsi Tolës!
Intervista

Brenda “Luminous” të Kejsi Tolës!

12/05/2023
Elegancë, hijeshi, sukses/ Brigite Pitarka, farmacistja bukuroshe që shkon në “Miss International 2023”!
Intervista

Elegancë, hijeshi, sukses/ Brigite Pitarka, farmacistja bukuroshe që shkon në “Miss International 2023”!

03/05/2023
Përse Demat janë kaq të suksesshëm dhe ekrani i do kaq shumë!
Kryesore

Përse Demat janë kaq të suksesshëm dhe ekrani i do kaq shumë!

25/05/2023
Para
Jennifer Lopez zbulon faktin interesant: Për shkak të fustanit tim u krijua ‘Google Images’

Jennifer Lopez zbulon faktin interesant: Për shkak të fustanit tim u krijua ‘Google Images’





TË FUNDIT

Ledri zbulon sekretin e marrëdhënies me Sarën!

Ledri zbulon sekretin e marrëdhënies me Sarën!

03/06/2023
Beyonce i dhuron fansit syze, por sigurimi ia merr prapë!

Beyonce i dhuron fansit syze, por sigurimi ia merr prapë!

03/06/2023
Rroba banjot që duhet të vishni këtë verë sipas shenjës së horoskopit

Rroba banjot që duhet të vishni këtë verë sipas shenjës së horoskopit

03/06/2023
Gjithmonë e kuruar/ E zbuluam kush kujdeset për Zonjën e Parë, Armanda Begajn

Gjithmonë e kuruar/ E zbuluam kush kujdeset për Zonjën e Parë, Armanda Begajn

03/06/2023
“Më ka bërë shumë përshtypje”, Xhesika Berberi tregon takimin me Selena Gomez

“Më ka bërë shumë përshtypje”, Xhesika Berberi tregon takimin me Selena Gomez

03/06/2023

MË TË LEXUARAT

  • Do apo nuk do nuk qëndron dot larg Shakirës, Pique fotografohet në Miami

    Do apo nuk do nuk qëndron dot larg Shakirës, Pique fotografohet në Miami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Maestro publikoi, Luizi komentoi, rrjeti shpërtheu!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rishfaqet Xhoana Nano, ja si duket sot gruaja e ish-kryeministrit!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Këngëtarja e njohur shqiptare është në pritje të ëmbël dhe lajmin e zbuloi partneri i saj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dalin detaje nga takimi i Shakirës dhe Pique në Miami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera