Shqiptarët janë për shqiptarët kudo, kurdo e sidomos kur bëhet fjala për ngjyrat e flamurit tonë kuqezi. Ndeshja miqësore e 22 marsit mes Kombëtares tonë dhe Kilit në stadiumin “Ennio Tardini” në Parmas i bëri dhe njëherë bashkë shqiptarët, njëzëri, për të treguar se kur bëhet fjala për të mbështetur njëri-tjetrin, jemi gjithmonë aty. Magjisë së ndeshjes iu shtua dhe magjia e performancës së Besa Kokëdhimës, e cila gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes, e pushtoi stadiumin ku ishin të pranishëm afro 16000 spektatorë. Emocione që shtohen, teksa presim Eurovisionin, aty ku Besa do të shpërthejë me TITAN. Maji po afron, shqiptarët kudo në botë janë entuziastë se skena e “Malmo Arena” në Suedi do të përqafojë ngjyrat kuqezi, me zërin e Besës, me TITAN që do të shkruajë historinë në “Eurovision 2024”.









