Fatma Haxhialiu dhe partneri i saj do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata ndanë momentet e bukura të festës “Gender Reveal”, ku së bashku me djalin e tyre Kianin, ata mësuan që fëmija i tyre i dytë do të jetë sërish djalë!
Gazetarja ndau me ndjekësit momentet e bukura:
“Nuk mund të ishim më të lumtur që Zoti na bekoi me një tjetër mrekulli dhe Kianit iu plotësua dëshira …”– shkruan Fatma në profilin e saj në Instagram.
I urojmë vetëm fat e shëndet çiftit! Ndërsa bebushi ardhtë me shëndet e qoftë i lumtur së bashku me Kianin e vogël!