Mesa duket, “telenovela” mes Ermal Mamaqit dhe Ema Andreas sapo ka marrë një kthesë të re! Këtë herë, në skenë është futur edhe Egla Ceno, e cila ka zgjedhur të shprehë mendimin e saj me pak ironi të hidhur.
Në një reagim në rrjete sociale, aktorja ka ndarë disa fjalë që duket se i drejton pikërisht Ema Andreas, duke e cilësuar si një “Moxart që nuk ka nevojë të mësojë”. Me këtë koment, ajo i jep debatit një tjetër shtresë nënteksti, duke nënvizuar se disa artistë e shohin vlerësimin e të tjerëve si mision personal.









