Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Në shportën e Panairit të Librit, çfarë porositëm sot

13/11/2020
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Në shportën e Panairit të Librit, çfarë porositëm sot

Në këtë vit, ku çdo gjë ka ndryshuar, ndryshoi dhe Panairi i Librit. Në mungesë të takimit të madh të përvitshëm, tashmë kemi një aplikacion për blerjet e librave me ulje çmimi, që shkarkohet shumë lehtë. E gjeni në app-store “Panairi I Librit” dhe është gjëja më e thjeshtë në përdorim, ka të rreshtuara gjithë shtëpitë botuese shqiptare, ku mund të zgjidhni librat tuaj. Pagësën e bëni kur të mbërrijnë në shtëpi, vetëm një ditë më pas. Por mund të zgjidhni dhe Librarinë Adrion, që këto ditë në shkallët e Pallatit të Kulturës ka organizuar një “mini panair”, ku mund të blini libra në shqip dhe në gjuhë të huaj me ulje fantastike. Keni dhe librarinë Bookland, në ETC: e sapo hapur, në katin e tretë, ka dhe një ballkon dhe gjatë gjithë nëntorit aty zhvillohen takime me shkrimtarë dhe përkthyes, ku blerësit mund t’i marrin librat me autografë në kushtet maksimale të sigurisë për shëndetin. Sigurisht dhe këtu gjatë gjithë nëntorit me ulje çmimi.





Për ta bërë më të thjeshtë zgjedhjen, ne të revistës “Who” nga sot kemi menduar t’ju vijmë në ndihmë me “shportën e Panairit të Librit”, duke bërë çdo ditë zgjedhjet tona, që mund të jenë dhe tuajat. Na ndiqni!

Një autor shqiptar
“Një javë në manastir”
Mustafa Nano
Botimet UET Press
Vitet e fundit janë gazetarët ata që po shquhen si shkrimtarët më prodhimtarë. Nuk është aspak çudi, në gjithë botën romancierët më të mirë kanë ardhur nga gazetaria. Mustafa Nano sërish dhe këtë vit ka provuar romanin. Për t’iu shmangur sa më shumë çdo gjëje që e lidh me personalen, i ka shpënë ngjarjet në fillim të shekullit të shkuar, në një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, por atë më pak të përfolurën: Kongresin e Manastirit. Në javën më të rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe, enden personazhet e këtij romani, që edhe pse larg të tashmes, nuk fshehon mendimet dhe ca “provokacja” alla Mustafa Nano.


Një për më të rinjtë
“Mrekullia vijon. Kapitulli i Xhuljanit”
R.J.Palacio
Shtëpia Botuese Pegi
Kush e mban mend historinë e Agustin Pullmanit dhe librin “Mrekullia” që jo më kot mrekulloi gjithë botën, nuk mund të lërë pa marë “Kapitulli i Xhuljanit”. Ata që njohin personazhet, e kuptojnë menjëherë që bëhet fjalë për historinë të treguar nga ana e një prej shokëve të klasës, që nuk ia bënë aspak të lehtë jetën Agit, djalit që kishte lindur me një sëmundje të rrallë që e kishte deformuar në fytyrë. Nuk ka libër më të dhembshur dhe më të bukur për botën e fëmijëve që ndonjëherë janë të pamëshirshëm me moshatarët e tyre. Ia vlen të lexohet në familje. Fëmijët mësojnë shumë. Prindërit të marrin shamitë e letrës, se do të lotojnë gjithë kohës.

Një histori personale
“Dashuri, shpresë, dritë”
Angela Martini
Botimet Dudaj
Ky libër sjell rrëfimin e sinqertë të modeles shqiptare të suksesshme nëpër botë, Anxhela Martini, e cila flet për të kaluarën e saj si dhe të nënës së saj. I publikuar në fillim në anglisht, tashmë “Dashuri, shpresë, dritë” është botuar një vit më parë dhe bëri për vete mjaft lexues. Askush nuk kishte menduar deri më sot që një modele, me pamjen perfekte dhe që duket se ka marrë më të bukurat e jetës, do të ishte një shpirt aq i ndjeshëm, me histori familjare të denja për romane të mëdhenj e që do të shkruante me kaq thjeshtësi dhe hijeshi. Për ata që e kanë humbur në panairin e shkuar, mund ta futin në kosh tani.

Për dhuratë ose për kuzhinën tuaj
“Receta për 5 minuta”
Arbana Osmani
Disa bëhen vërtet për 5 minuta, ca duan pesë minuta përgatitje dhe futen në furrë a tigan, dhe të tjera duan shumë më shumë… Ama ajo që kanë të përbashkët recetat e Arbana Osmanit është që riprodhohen shumë shpejt, nuk kërkojnë përbërës të çuditshëm që nuk i keni dëgjuar më parë dhe kanë shumë, po shumë shije. Ndër të tjera, libri është shumë i bukur, pra mund ta bëni dhuratë. Dhe gjatë këtyre ditëve, porositë që bëhen në aplikacion, Arbana ua dërgon në shtëpi me autograf. A doni ndonjë arsye më shumë për ta futur në shportë?!

Tags: Panairi i Librit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Elia dhe princi nuk na mbajnë më të fshehta, publikojnë fotot e pritjes së ëmbël

Elia dhe princi nuk na mbajnë më të fshehta, publikojnë fotot e pritjes së ëmbël








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera