Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Në shportën e Panairit të Librit, çfarë porositëm të shtunën

14/11/2020
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Në shportën e Panairit të Librit, çfarë porositëm të shtunën

Në këtë vit, ku çdo gjë ka ndryshuar, ndryshoi dhe Panairi i Librit. Në mungesë të takimit të madh të përvitshëm, tashmë kemi një aplikacion për blerjet e librave me ulje çmimi, që shkarkohet shumë kollaj. E gjeni në app-store “Panairi i Librit” dhe është gjëja më e thjeshtë në përdorim, ka të rreshtuara gjithë shtëpitë botuese shqiptare, ku mund të zgjidhni librat tuaj. Pagesën e bëni kur të mbërrijnë në shtëpi, vetëm një ditë më pas. Por mund të zgjidhni dhe Librarinë Adrion, që këto ditë në shkallët e Pallatit të Kulturës ka organizuar një “mini panair”, ku mund të blini libra në shqip dhe në gjuhë të huaj me ulje fantastike. Keni dhe librarinë Bookland, në ETC: e sapo hapur, në katin e tretë, ka dhe një ballkon dhe gjatë gjithë nëntorit aty zhvillohen takime me shkrimtarë dhe përkthyes, ku blerësit mund t’i marrin librat me autografë në kushtet maksimale të sigurisë për shëndetin. Sigurisht dhe këtu gjatë gjithë nëntorit me ulje çmimi.
Për ta bërë më të thjeshtë zgjedhjen, ne të revistës “Who” kemi menduar t’ju vijmë në ndihmë me “shportën e Panairit të Librit”, duke bërë çdo ditë zgjedhjet tona, që mund të jenë dhe tuajat. Na ndiqni!





Një autor shqiptar
“Ora e Ligë”
Tom Kuka
Botimet Pegi
Nuk është më sekret që pas këtij emri fshihet gazetari Enkel Demi, që një vit më parë, pas Panairit, mori dhe çmimin “Penda e Artë” për romanin më të mirë. “Ora e Ligë” është romani i tretë, personazhet e të cilit lëvizin në të njëjtin mjedis të romanit paraardhës. Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figurat mitologjike Tom Kuka na ka rrëfyer një… histori dashurie.


Një për më të rinjtë
“Pylli i Pigmejve”
Isabel Allende
Botimet “Dudaj”
Pjesë e një triptiku që autorja më e famshme kiliane Isabel Allende ua kushton të rinjve, “Pylli i Pigmejve” është romani i tretë dhe i fundit. Nisur si një rrëfim për nipat e saj, udhëtimet e Nadias dhe Aleksandri, në fillim në pyjet e Amazonës dhe tashmë në zemër të Afrikës, për të shpëtuar popullin e pigmejve, trilogjia ka pushtuar dhe fantazitë e lexuesve më të rinj në moshë. Përkthyer nga Ardian Beshaj, është libri i duhur për të mbajtur mbërthyer adoleshentët (nëse i keni humbur, porosisni edhe dy romanet e para, “Qyteti i Shtazëve” dhe “Mbretërinë e Dragoit të Artë”): do e adhurojnë për stilin dhe botën magjike ku do i zhysë.

Një që mezi po e prisnim
“Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”
Elena Ferrante
Botimet Pegi
Që nga dita kur saga napoletane e katër romaneve të autores italiane Elena Ferrante (pseudonim letrar) përfundoi, mezi kemi pritur një tjetër libër prej saj. Më në fund na mbërriti në dorë, përkthyer nga Agim Doksani. “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”, ka të bëjë para së gjithash me adoleshencën, një periudhë ku mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat vetes dhe të tjerëve. Me personazhe të gjallë dhe plot emocione, libri do na magjepsë sërish, sa në fund mezi do të presim sërish të reja nga fronti i Ferrantes.

Për të bërë një dhuratë të çmuar
“Vincent”
Barbara Stock
Botimet Dudaj
U deshën pikturat e Vincent Van Gog dhe një histori e bukur e ilustruar, që Arlinda Dudaj, të cilën të gjithë e njohin si botuese, t’i kthehej profesionit të saj të hershëm, përkthimit. Punuar me shumë dashuri gjatë muajve të pranverës në karantinë, shqipërimi i librit të autores Barbara Stock tashmë është në shqip dhe rrëfen jetën e Vincentit në Arlë, aty ku ai prodhoi disa nga veprat e tij më të arrira në natyrën magjepsëse të jugut të Francës. Është një novelë grafike me ilustrime dhe përveçse do ishte pasuri për çdo bibliotekë, do vlente shumë dhe si ide dhurate.

Tags: Panairi i Librit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Ambra Angiolini rrëfen luftën e gjatë me buliminë: Jam përpjekur të lëndoj veten

Ambra Angiolini rrëfen luftën e gjatë me buliminë: Jam përpjekur të lëndoj veten








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera