Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer kanë vendosur të vetëizolohen larg qytetit. Mediat turke shkruajnë se çifti është strehuar në shtëpinë e tyre në pyll, për t’i kaluar këto ditë pandemie në natyrë. Kivanç dhe Basak e adhurojnë natyrën prandaj qëndrimi në këtë shtëpi është i rëndësishëm për ta. Shtëpia e çiftit ndodhet në një fshat të Turqisë, në Kemerburgaz. Kivanç dhe Basak janë të martuar që prej vitit 2016 dhe jetën e tyre private përpiqen ta mbajnë gjithmonë sa më larg syrit të publikut. Basak është stiliste e njohur në Turqi ndërsa Kivanç një nga aktorët më të paguar të Turqisë dhe i njohur në shumë shtete të botës./revistawho.com