Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Në shtëpinë e VIP-ave shqiptarë, si po e kalojnë ata vetëizolimin

15/03/2020
in Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Në shtëpinë e VIP-ave shqiptarë, si po e kalojnë ata vetëizolimin

 





Prej disa ditësh qytetarët janë vetëizoluar në shtëpi, duke zbatuar kështu masat që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Covid-19. Disa prej vipave përmes postimeve në Instagram na kanë treguar si po i kalojnë këto ditë me familjen dhe njerëzit e dashur pranë vetes.

Bes Kallaku ka bërë vazhdimisht postime nga shtëpia gjatë këtyre ditëve. Në një foto ai shfaqet duke luajtur me lodrat e Ajkës ndërsa në një tjetër postim shfaqet duke kënduar një këngë kushtuar Koronavirusit. Kjo këngë që përmban nota humori i ka bërë të gjithë për të qeshur e në këtë mënyrë, aktori ka mundur të rikthejë buzëqeshjen e fansave.


https://www.instagram.com/p/B9uDPKqHyoG/

Kiara Tito ka gjetur një mënyrë shumë të bukur për t’i kaluar këto ditë. Moderatorja ka postuar një video ku shfaqet në shtëpi, e veshur me robdeshambër, syze dielli, duke pirë shampanjë e duke shijuar pamjen relaksuese në televizor.

https://www.instagram.com/p/B9ty0y1H7Ea/

Armina Mevlani ka vendosur t’i kalojë këto ditë duke lexuar. Blogerja ka postuar foto nga shtëpia ku shfaqet duke lexuar një libër, me macen e saj pranë. “E bukura e qëndrimit në shtëpi, si një njeri që i do shumë librat, mund të lexoj aq sa dua dhe të ëndërroj aq sa dua pa pasur detyrimin për të shkuar diku. Më rekomandoni disa libra të bukur”, shkruan Armina.

Marina Vjollca gjithashtu ka postuar foto nga shtëpia, e veshur me pizhama, flokët e shpupuritur dhe pak makeup. Në komente, Marina shkruan se sot do t’i hyjë pastrimit të shtëpisë me themel duke na zbuluar kështu rutinën e saj.

Aulona Musta gjatë këtyre ditëve në shtëpi nuk i ka ndalur ushtrimet fizike duke e mbajtur trupin në super formë. Përveç videove duke u stërvitur, moderatorja ka postuar edhe një foto ku me humor shkruan: “Uaaa mire qe erdhi kjo e diela, te pushojme pak se jemi lodhur shume, s’na ka pare shtepia gjithe javen”.

Ndërsa Fatma Haxhialiu i ka bërë për të qeshur fansat me videot që ka postuar nga shtëpia e saj duke treguar situatat aktuale që po kalojnë të gjithë. Në një prej videoeve, moderatorja shfaqet me bashkëshortin duke bërë luftë me jastiqe e duke shkaktuar shumë të qeshura.

https://www.instagram.com/p/B9umTtsD-5A/

Aktori Florjan Binaj ka postuar një video me fëmijët e tij teksa kalojnë kohën në ballkonin e shtëpisë. Aktori jep dhe një mesazh: “Sa më seriozisht ti marrim masat parandaluese, aq më shpejt do kalojë…Gjyshi im thonte: Zjarri, deti dhe sëmundjet i kanë shumë qejf trimat!Mbroni të nesërmen, mbroni të ardhmen, në fund të fundit, qahemi për pushime gjithë vitin dhe kur na vjen, qahem”

https://www.instagram.com/p/B9t1uC6lJ6K/

Gjithashtu edhe aktorja Olta Daku i ka bërë të gjithë të qeshin me një video nga shtëpia ku tregon si po i kalon këto ditë. Aktorja shprehet se gjatë kësaj kohe ka bërë punët e shtëpisë dhe është furnizuar me produkte./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B9upo9OFuXK/

Tags: ne shtepiveteizolimvipat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
“I kam dhënë provat që kam shije”, Rudina Dembacaj i përgjigjet kështu komenteve negative në rrjet

“I kam dhënë provat që kam shije”, Rudina Dembacaj i përgjigjet kështu komenteve negative në rrjet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera