Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një prej çifteve më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Dyshja e njohur të cilët kanë qenë kryefjalë e mediave përgjatë vitit të fundit, bënë bujë me puthjen që shkëmbyen brenda “Big Brother VIP” një vit më parë, dhe më pas ribashkimin që do të vinte vetëm pak kohë pas përfundimit të show-t.
Kohët e fundit, ata pranuan publikisht se janë rikthyer bashkë. Së fundmi, ata kanë marrë një surprizë të veçantë nga fansat e tyre. Ka qenë Bora e cila ka ndarë një video, ku shihet se fansat iu kanë dhuruar një shishe vere të paketuar me momentin e famshëm të puthjes së tyre në “BBV’ . Çifti ka marrë gjithashtu se ka marrë një pikturë të madhe ku shihen teksa ata kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.