Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo! 11/03/2026
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Në Theth… dua të vdes- nga Flutura Açka

16/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A

Mbresa nga dita e parë e shkollës së sapondriçuar





Dikur nga pranvera e vitit 2007, me dy miqtë e mi holandezë, Gerda Mulder dhe Herman Zonderland – e ngarkuar paq me rrëfimet e tim eti për alpet dhe izolimin e gjatë dimëror në Theth, me shënimet e udhëtarëve të mrekullueshëm si Edith Durham, Rose Lane, Den Doolaard, Antonia Young e plot të tjerë të mahnitur prej tij, me fotot epike dhe të papërsëritshme të Marubit, Picit, Durhamit, Nopçkës, etj – mbërritëm në luginën magjike të Thethit. Nga atje u ktheva një tjetër njeri në Tiranën tonë të pluhurosur nga gazi i makinave dhe thashethemet bajate, nga snobizmi i pseudoelitës dhe padija mbi kuptimin e së bukurës mbi këtë dhé. Në intervistën e parë pas kthimit, ende nën peshën e asaj magjie, e purifikuar dhe ngopur nga gjelbërimi, ajri, ngjyrat dhe pesha e epërisë që vetem male si ato ta japin, thashë se asnjë shqiptar nuk duhet t’ia lejojë vetes të vdesë pa e parë Thethin. Atëherë fotografuam të vetmen nxënëse që kishte mbetur atypari, Sofinë. Vite më pas Gerda Mulder dhe Herman Zonderland do t’i kushtonin një libër të plotë Thethit me titull “Pasioni për Thethin”, që së shpejti do të botohet edhe ne shqip. Qysh nga ajo kohë, shkolla degradoi ngadalë dhe nxënësit, mu si prindërit e tyre, po e braktisnin me gjithsej, veçmas dimrit të egër që i izolon prej shekujsh. Të tjerë, të lidhur ca me pushtetin e ca duke tradhëtuar zakonet e tyre, rendnin të vinin gardhe e të shtronin beton, pa e ditur se çdo gur dhe pemë, çdo pamje dhe kujtesë, janë aq të shenjtë në këtë vend, sa duhet ta mbrojnë si sytë e tyre. Dhe jam kthyer sërish e sërish në Theth, me po të njëjtën dashuri dhe merak për ta parë se si vendasit po e ruajnë mrekullinë me të cilën i ka bekuar nëna natyrë. Atëherë, më 2007, kam bërë edhe një ‘krim’ të vogël; shtëpia në foton pas shpinës sime, siç më shpjeguan banorët, është shtëpia ku ka bujtur Edith Durham, mbase Rose Lane, mbase Den Doolaard, kushedi kush prej tyre, që janë pjesë e pandashme e historisë së tij. Unë hyra nga dritarja në shtëpinë e rrënuar dhe të vetmuar, thjesht të takoja diku në ajrin e saj shenjat e këtyre njerëzve që i dhanë zë Thethit në botë. Gjeta veç një llambë vaji të vjetër të thyer, që besoj u ka shërbyer edhe këtyre njerëzve të shkruajnë ato shënime të arta; atë llambë e kam në shtëpinë time si një relikte shumë të vyer. Dy ditë më parë, me ftesë të Fondacionit Vodafone që sapo kishte financuar riskonstruksionin e shkollës së Thethit, mora pjesë në ditën e parë të shkollës, që jo vetëm do të frymojë nga zërat e fëmijëve të kthyer, por edhe do të kthehet shpejt në një qendër shumë të rëndësishme kulturore, në shërbim të turizmit, të historisë që e rrethon, të traditës së mrekullueshme, e mbi të gjitha të bujarisë që përshkruhet në librat e autorëve që përmenda. Nga tani e tutje, na duhet vetëm ta ruajmë shkollën, t’i përgatisim këta fëmijë të zotë për të pritur turistë nga e gjithë bota me cilësinë më të lartë që mundemi, t’i evidentojmë të gjithë udhëtarët dhe personalitetet që kanë bujtur në Theth. Tek e shihja atë oborr të vogël të mbushur me aq njerëz, me fëmijë që i gëzoheshin shkollës së tyre të ndërruar faqe, me gazmimin se pas këtij hapi të parë, do të çelen shtigjet për ta nxjerrë në dritë këtë vend plot dritë, nuk kisha si të mos isha e lumtur, që kisha bërë sadopak me dashurinë time për të. Sofinë time të dashur, nuk e gjeta – kishte shtegtuar si të gjitha zanat e bukura – por Thethi ishte aty, me atë përjetësinë e tij trillane dhe magjepsëse.

Dhe do të kthehem sërish, siç kam bërë përherë me miq të huaj dhe shqiptarë, kushedi mbase dhe të vdes aty; ç’paqe mund të të ofrojë jeta, më shumë se ky vend. Por e kam një peng: janë fare pak kilometra të një rruge të tmerrshme që e ndajnë Thethin nga ne, cili alpin apo s’alpin do të ketë aq dashuri sa t’i kthejë ato në kilometra të lehtëkalueshme, sigurisht për civilizimin dhe jo për betonin.


Unë nuk i kam shumë qejf mirënjohjet pa vend, por kur është fjala për shërbime të tilla, si kjo shkollë që prej vitesh më ishte kthyer në brengë, kam nevojë si qytetare të falenderoj mecenë – në këtë rast Fondacionin Vodafone – që i shërbejnë historisë. Ata fëmijë sot, janë historia nesër.

 

Tags: flutura ackatheth
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Mr. Bean, tashmë një detektiv

Mr. Bean, tashmë një detektiv








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera