Piloti i talentuar shqiptar, Lirim Zendeli ka fituar një vend në podiumin e garës së Formula 4 duke lënë pas djalin e legjendës Michael Shumacher.Zendeli është vetëm 16 vjeç dhe garon për flamurin e Gjermanisë. Ky është viti i tij i parë në Formula 4, ku sipas të gjitha gjasave, ai pritet të jetë një kampion i ardhshëm në sportin e automobilizmit.