Albumi i ri i Noizy-t, “ALPHA” është tanimë në të gjitha platformat “online” dhe po bën namet. Mbrëmjen e 6 prillit, Noizy performoi këngët e albumit, teksa priti mes fansave të tij, 7 prillin, ditën e publikimit të albumit. Këngët kanë thyer rekorde dhe kjo është bërë evidente dhe nga lista e fundit në “Spotify”.
Albumi i tij është renditur në 10-en më të mirë dhe konkretisht në vendin e pestë. Kjo në vetëm 2 ditë, 7-9 prill.









