Nehir shkon të flasë me Tarikun për ta bindur të ndahen. Ajo i thotë se dashuron Nazimin, por Tarik nuk e pranon këtë. Ai e mbyll Nehirin në një dhomë dhe largohet. Ndërkohë Nazim mëson se Nehir ka shkuar të flasë me Tarikun. Ai gjen Nehirin me ndihmën e Zahrës. Kjo e fundit pasi kupton se Tarik nuk e do, i kërkon Halitit ta vrasë atë. Tarik arrin të shpëtojë nga Halit dhe i merr armën. Ditën e divorcit ai shkon dhe kërcënon Nazimin se do e vrasë. Nazimin e shpëton Zahra, e cila qëllon Tarikun me armë. Nehir dhe Nazim vazhdojnë jetën së bashku dhe 9 muaj më vonë Nehir lind një vajzë. Seriali përfundon me një fund të lumtur.







