Me të mësuar se Nehir do të shkojë ta takojë, Nazim i kërkon Tarikut të luajë rolin e tij. Tarik e shfrytëzon këtë situatë dhe i thotë Nazimit se do e ndihmojë me kusht që ai t’i japë një punë më të lehtë. Nehir takohet me Tarik duke menduar se ai është Nazim. Tarik nuk e priste që Nehir të ishte aq e bukur dhe nis ta pëlqejë. Nazim bëhet xheloz pasi Nehir dhe Tarik afrohen shumë me njëri-tjetrin.







