Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj! 24/02/2026
”Ish-i më tradhtoi me një koleg”, Gimbo zbulon një detaj nga e kaluara e tij! 24/02/2026
Heidi Baci i tha 5 banorët që sheh si finalistë të “BBVA5”! 24/02/2026
Boarding Bridge × Quintessentially, partneriteti që i jep vlerë edukimit/ Erion Kosovrasti: Ekselenca nuk improvizohet, ajo projektohet me kujdes! 24/02/2026
Selin mes lotësh, rrëfen historinë e vëllait: Nuk flija dot sepse… 24/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nën Yjet E Tiranës”/ Pas kërkesave të fansave, Alban Skënderaj rikthehet me një koncert magjik e shpërthyes

26/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Nën Yjet E Tiranës”/ Pas kërkesave të fansave, Alban Skënderaj rikthehet me një koncert magjik e shpërthyes

Këngëtari i dashur për publikun, Alban Skënderaj do të kthehet për fansat e tij me një koncert të ri. Albani e ka dhënë lajmin e bukur në Instagram, ku shkruan se ky do të jetë një koncert sa romantik aq edhe shpërthyes e energjik.





“E pra atëherë, mbas magjisë së Prishtinës dhe mbas shumë kërkesave për një “Bis” koncerti im recital i ardhshëm do të mbahet në 27 SHTATOR NË AMFITEATRIN E TIRANËS, i cili për një natë do të shkrihet me qiellin për ti bërë vend muzikës. Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për ta pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit specialë. “Nën Yjet E Tiranes” do të jetë një koncert sa romantik e reflektues aq dhe energjik e shpërthyes. Tirana dhe qielli i saj vërtetë ju perkasin të gjithëve tashme ndaj ky koncert do i dedikohet edhe këtij qyteti që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritës e ti mbaj dyert hapur për çdo shqipëtar që ka patur diçka për të dhënë. Shumë shpejt do ju përditësoj rreth detajeve”, shkruan ai.

Më tej ai thotë se koncertet recitale janë një pasion i tij dhe një pjesë e rëndësishme e karrierës së tij artistike.


“Në raste të tilla ndoshta jam gjithmonë paksa euforik por këto janë lajmet dhe postimet që më lumturojnë vërtetë dhe që do të doja të ndaja shumë më shpesh me ju! Koncertet e mia recitale përveç se pasioni im tashmë janë një pikë e fortë dhe një pjesë tepër e rëndësishme e karrierës time artistike, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Është aty ku unë mundem dhe dua të flas me artin tim në cilësinë dhe lartësinë e tij maksimale! Jam i vetëdijshem që gjatë gjithë këtyre viteve që bëj muzikë, dashamirës nga të gjitha moshat që vërtetë i duan krijimet e mia, presin besnikë e me durim të hekurt nga unë evente të mirëfillta ku mund të përputhen standartet më të mira artistike, profesionale dhe njerëzore”, përfundon Skënderaj./revistawho.com

Tags: alban skenderajkoncertne tirane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Ish-i më tradhtoi me një koleg”, Gimbo zbulon një detaj nga e kaluara e tij!
Breaking News

”Ish-i më tradhtoi me një koleg”, Gimbo zbulon një detaj nga e kaluara e tij!

24/02/2026
“Jam e lumtur!”/Heidi Baci në një lidhje të re? Ja si u përgjigj moderatorja
Breaking News

Heidi Baci i tha 5 banorët që sheh si finalistë të “BBVA5”!

24/02/2026
Boarding Bridge × Quintessentially, partneriteti që i jep vlerë edukimit/ Erion Kosovrasti: Ekselenca nuk improvizohet, ajo projektohet me kujdes!
Breaking News

Boarding Bridge × Quintessentially, partneriteti që i jep vlerë edukimit/ Erion Kosovrasti: Ekselenca nuk improvizohet, ajo projektohet me kujdes!

24/02/2026
Selin mes lotësh, rrëfen historinë e vëllait: Nuk flija dot sepse…
Breaking News

Selin mes lotësh, rrëfen historinë e vëllait: Nuk flija dot sepse…

24/02/2026
“Publiku do të tronditet”, paralajmërimi i fortë i ish-banorit të BBV ndez rrjetin
Breaking News

“Publiku do të tronditet”, paralajmërimi i fortë i ish-banorit të BBV ndez rrjetin

24/02/2026
U zu me Neadën ndaj ikën nga “Wake up”? Enxhi Nasufi i vë pikat mbi “i” kësaj teme!
Breaking News

U zu me Neadën ndaj ikën nga “Wake up”? Enxhi Nasufi i vë pikat mbi “i” kësaj teme!

24/02/2026
Next Post
Njihuni me aktoret më të pasura, Scarlett Johansson më e paguara në botë

Njihuni me aktoret më të pasura, Scarlett Johansson më e paguara në botë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera