Gjërat duket se po marrin një drejtim serioz mes Selena Gomez dhe të dashurit të saj The Weeknd. Ditët e fundit, raportohet se dy të dashuruarit e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, duke takuar familjarët e njëri-tjetrit. Sipas një burimi të ri, The Weeknd ka takuar më në fund nënën e Selena-s, Mandy Teefey. Burime të “Life & Style” raportojnë se mamaja e këngëtares nuk është impersionuar aspak nga këngëtari 27-vjeçar. “Mandy ka takuar Abel dhe mendon se është një person i respektueshëm por nuk mendon se është një influencë e mirë tek Selena”- shprehet burimi.








