Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nëna e të ndjerës Ida Dervishi rrëfehet: “Si ma vrau vajzën për 10 mijë lekë”

08/04/2016
in Breaking News, Lajme, Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Nëna e të ndjerës Ida Dervishi rrëfehet: “Si ma vrau vajzën për 10 mijë lekë”

Feride Spahia ështe nëna e të ndjerës Ida Dervishi e cila dje u vra  nga bashkëshorti i saj duke lënë dy fëmijë të vegjël.  Në një intervistë për televizionin Klan Feride Spahia tregon marrëdhënie që e bija kishte me bashkëshortine e saj vrasës. 





 

“Një muaj përpara e kishte rrahur dhe e kërcënonte për arsye se e kishte lënë pa bukë dhe kjo ka vajtur dhe ka marrë kartën e bankës dhe ka tërhequr rreth 30 mijë lekë. Ai e rrihte, e linte pa bukë. Ajo s’kishte të drejtë as të kartës së bankës, as të kartës së identiteti. Nuk ka pas të drejtën as të dilte në pazar të blinte, çdo gjë bëhej nën kontrollin e tij. Ajo për kaq vite martesë, asnjëherë nuk ka patur lekë në dorë. Një muaj më parë ai e ka marrë në telefon dhe iu është përgjigj djali. Edhe kjo i thotë; kush është në telefon? Ai i thotë është babai. Mirë i thotë thuaji babait të sjellë pak kungull për gocën, që t’i bëj pak supë dhe djali i ka thënë. Dita ka vazhduar, ajo është kujdesur për fëmijët. Ai ishte në dyqan se ishte pushim dhe kur ka ardhur në shtëpi, Ida e ka pyetur nëse e kishte blerë kungullin për të bërë supën për gocës. Nuk më ke thënë gjë, i thotë, edhe ia fut në grusht, i thyen dhëmbët dhe ajo është rrëzuar nga grushti…


Ajo ka qenë duke larë enët, e ka marrë nga flokët zvarrë, e ka nxjerr në korridor, aty në korridor e ka kap dhe i futur thonjt në fyt. Ka ndërhyrë çuni, duke i thënë lëshoje o babi, babi lëshoje, ndërsa goca ka qenë duke qarë… Aty e ka lëshuar, ka hap derën dhe ka ilkur. Djali ka marrë telefonin dhe më mori mua në telefon. E pyes çfarë ke? Më thotë hajde se babi e ka rrahur mamin e ka larë me gjak. Në të qindën e sekondës kam marrë taksinë kam dalë jam vesh dhe arrita të shtëpia. Aty zbriti çuni. Ca ke i thashe? Babi tha e rrafi mamin sepse nuk kishte blerë kungull që i kërkoi për motrën. Nuk e zgjata sepse nuk doja ta rëndoja fëmijën.

Kur shkova lart, goca ishte e shtrirë me dhëmbët e thyera, shenjë në fytyrë, krahun e nxirë, shpina nuk kishte vend të bardhë. Ngreu i thashë ikim kështu siç je. Ai nuk ndodhej në shtëpi. Kishte marrë pistoletën me vete dhe kishte ikur. I ka kishte bërë edhe presion që të mos dilte nga dera e shtëpisë. I thashë gocës, hajde ça do bëjmë. Për mendimin tim i thashë, nëse do më pyesësh mua, ky muhabet nuk shkon më. Përditë, përditë dhunë, nuk shkon, je duke lënë jetën.

Mam tha, si këtu dhe atje tek ty, jam e vrarë.

Kjo ika ndodhur një muaj para dhe e ka përsëritur edhe herë të tjera. Në moment nuk bëra denonocim sepse kisha frikë me dalë sepse kishte pistoletë. Goca më tha mos dil se do vritesh ti edhe unë. Ndenjëm, s’dinim ç’të bënim. Mendova thashë të mar të atin e tij në telefon. Ia shpjegova të gjithë ngjarjen në telefon, ia kam shpjeguar duke qarë. Në polici kisha frikë të shkoja.

Më doli nëna e tij dhe më tha: ça të bëj unë. Më beso i thashë, po nëse nuk më beson se çfarë ka bërë ai, do më nisësh burrin tënd të vijë këtu, ndryshe, unë në rajon do shkoj që do shkoj, po mos më thoni nesër… Ai erdhi të nesërmen. Goca e pranoi të gjithë ngjarjes përpara të atit të vet. Ai është imoral, ai është rrugaç, ai është hajdut, ai është i pafytyrë, ai ka të gjitha të zezat që mund të ekzistojnë.

Goca ime, atij i kishte kapur një fotografi në xhep, një fotografi femre… por nuk ka guxuar ta pyesë se kishte frikë se mos e vriste. Ai rrogën e vet e hante vetë, ça tepronte hante ime bijë. Për sa vjet ka jetuar me të, përveçse nënës nuk ia ka ngopur njeri barkun me bukë”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Shifra e pabesueshme, zbuloni sa u shit një karrige e Harry Potter

Shifra e pabesueshme, zbuloni sa u shit një karrige e Harry Potter








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera