Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nënë e bijë si dy shoqe të ngushta, shembujt më të mirë i gjeni në radhët e të famshmeve shqiptare

24/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nënë e bijë si dy shoqe të ngushta, shembujt më të mirë i gjeni në radhët e të famshmeve shqiptare

Marrëdhënia nënë e bijë është një nga më komplekset, por sigurisht një nga më të fortat. Ashtu si në çdo raport tjetër ndodh të ketë keqkuptime, mërzitje apo shqetësime, por askush nuk mund të kuptohet më mirë me dikë tjetër si nëna me vajzën e saj. Megjithatë të gjithë zgjedhin ta ndërtojnë këtë marrëdhënie në mënyra të ndryshme, disa në formën tradicionale, ku nëna ka rol autoritar, ndërsa të tjera dëshirojnë të krijojnë një lidhje njësoj si dy shoqe të ngushta. Shpesh thuhet se është e vështirë që nënë e bijë të ruajnë një raport si dy mike, por në të vërtetë kjo gjë mund të ndodhë dhe është shumë e shëndetshme. Nëna është e pranishme në të gjitha fazat e jetës dhe askush më mirë se ajo nuk mundet ta njohë fëmijën e saj. Për këtë arsye nëna dhe vajza mund të jenë shoqet më të mira të njëra-tjetrës dhe për këtë kemi shembuj të shumtë në radhët e personazheve të njohur në Shqipëri.





Ema Andrea dhe Sara

Emën dhe Sarën i kemi parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe mund të themi se ato janë modeli perfekt i raportit nënë e bijë si dy shoqe. Përveçse ndajnë gjithçka bashkë, e ke të vështirë edhe t’i diferencosh nga njëra-tjetrën, sepse kanë pothuajse të njëjtin stil. Asnjëra prej tyre nuk e ka problem të shprehet lirshëm në publik dhe për këtë gjë duket se te Sara ka ndikuar shumë lidhja e fortë që ka krijuar me Emën.


Eli Fara dhe Marina

Eli Farës i është dashur ta rrisë e vetme vajzën e saj Marinën dhe kjo gjë ka ndikuar akoma dhe më shumë në marrëdhënien mes tyre. Ato të dyja e ke të vështirë t’i shohësh të ndara nga njëra-tjetra dhe tashmë që Marina është rritur, edhe në pamje nënë e bijë ngjajnë si dy mikesha të mira.

Majlinda Bregu dhe Kejda

Nëse do të shikonim një foto të tyre pa e ditur se çfarë lidhje gjaku kanë bashkë, me siguri të gjithë do të mendonin se Majlinda dhe Kejda janë shoqe bashkë. Por përtej imazhit, ato të dyja duket se gëzojnë vërtetë një raport shumë të ngushtë dhe këtë gjë e kanë treguar gjithmonë përmes postimeve të shpeshta në rrjete sociale.

Albërie Hadërgjonaj, Agnesa dhe Anxhelina

Albërie Hadërgjonaj ka treguar shpesh se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, por është ndjerë gjithmonë e bekuar që ka dy vajza, Agnesën dhe Anxhelinën. Që nga momenti kur edhe vajzat morën famë njësoj si ajo, Albërien, Agnesën dhe Anxhelinën i kemi parë të pandara nga njëra-tjetra. Pavarësisht se ndonjëherë u duhet të jetojnë larg njëra-tjetrës duket se kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në lidhjen e tyre.

Rita Lati dhe Roza

Jo të gjitha vajzat do të shkonin në një lokal nate me nënën e tyre apo do t’i tregonin gjithçka pa droje njësoj si një shoqeje. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë raste të tilla dhe Rita me Rozën janë shembulli tipik. Të dyja duket se e kuptojnë më së miri njëra-tjetrën dhe pavarësisht se nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, kjo nuk i ka penguar për të krijuar një marrëdhënie të veçantë nënë e bijë.

Në krijimin e një lidhje si dy shoqe mes nënës dhe vajzës duket se nuk ndikon mosha, sepse ka dhe të tjera të famshme shqiptare që kanë një raport të shkëlqyer me vogëlushet e tyre. Ndër to mund të përmendim Orgesa Zaimin, Sonila Meçon dhe Aurela Gaçen. Pavarësisht ngarkesës në punë të treja ato përpiqen të krijojnë mundësinë për t’ju gjendur gjithmonë pranë vajzave të tyre, për të krijuar që në një moshë të vogël një marrëdhënie të shëndoshë me to. /revistawho.com

Tags: lidhje e fortenene e bijeraportshoqe te ngushta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…
Breaking News

“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan…

15/02/2026
Në 10-vjetorin e karrierës, Kida ka një falënderim të veçantë!
Breaking News

Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit?

15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…
Breaking News

U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri…

15/02/2026
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara?

15/02/2026
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Next Post
Angelina shfaqet sërish e mërzitur pas largimit të djalit, ja pse ajo e ka të vështirë të jetojë pa të

Angelina shfaqet sërish e mërzitur pas largimit të djalit, ja pse ajo e ka të vështirë të jetojë pa të








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera