Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
in Intervista, Kryesore, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A

Disa ndërtojnë ura të gurta, e disa ura shpirti. Këto të fundit janë më të forta, më të veçanta, më të paqta dhe më të përjetshme. Këtë bën dhe Neraida juriste në profesion, por me dashurinë më të madhe të të ndërtuarit të urave mes grave shqiptare në të gjithë botën. “Global Woman Club Diaspora” bashkon shpirtrat, bashkon gratë shqiptare dhe Neraida ka një mesazh për to: Bashkohuni, të gjitha jemi në të njëjtin udhëtim.





Ju jeni juriste me profesion, por e konsideroni veten si “ndërtuese urash në shpirt”. Çfarë do të thotë kjo për ju?


-Jurisprudenca më ka mësuar strukturën, disiplinën dhe rregullin, por jeta ime është gjithmonë mbi ndërtimin. Ndërtoj ura mes njerëzve, veçanërisht grave shqiptare, që t’i ndihmoj të gjejnë njëra-tjetrën dhe të krijojnë një komunitet ku mund të ndihmonin dhe frymëzonin njëra-tjetrën. Ky është “ndërtim urash” në shpirt, jo vetëm në fjalë.

Si lindi ideja e “Global Woman Club Diaspora”?

-Klubi lindi nga nevoja për bashkim dhe përkatësi. Diaspora shqiptare është e fuqishme dhe dinamike, por shpesh e fragmentuar. Ka gra që kanë ndërtuar karrierë, familje dhe biznese jashtë vendit, por ndihen të shkëputura nga rrënjët e tyre. “Global Woman Club Diaspora” krijon një hapësirë ku gratë ndajnë histori, mbështesin njëra-tjetrën dhe ndërtojnë bashkëpunime reale.

Cili është koncepti kryesor i klubit?

-Fuqia nuk matet me tituj, por me guxim. Çdo grua që merr pjesë në klub ka një histori, një rrugëtim. Kur njëra ndan përvojën, tjetra frymëzohet. Kur lind një ide, ajo gjen mbështetje për t’u kthyer në realitet. Kur përballet me sfida, gjen forcë te njëra-tjetra. Ky është koncepti ynë: bashkëpunim, jo konkurrencë.

Ju përmendni shpesh besimin, solidaritetin dhe dashurinë si 3 shtyllat e klubit. Si funksionojnë ato në praktikë?

-Çdo aktivitet, çdo takim dhe çdo bashkëpunim në klub bazohet mbi këto tri vlera. Besimi krijon siguri, solidariteti fuqizon rrjetin, dhe dashuria e sinqertë për të ndihmuar njëra-tjetrën është ajo që e bën komunitetin të qëndrueshëm. Pa këto, nuk mund të ndërtojmë ura që zgjasin.

Cilat janë arritjet që iu bëjnë më krenare?

-Shumë gra kanë nisur bashkëpunime ndërkombëtare, kanë ndërtuar biznese të reja dhe kanë gjetur guximin të flasin publikisht për herë të parë. Disa madje janë rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre. Për mua, kjo është fitorja më e madhe, jo sukseset individuale, por rrjetet që lindin dhe lidhjet që zgjasin.

Çfarë mesazhi do t’i jepnit grave shqiptare që iu lexojnë?

Mos e mbani dritën tuaj vetëm për vete. Ndajeni. Bashkohuni me ne. “Global Woman Club Diaspora” nuk është thjesht një klub, është një udhëtim që të kujton kush je, nga vjen dhe sa shumë mund të japësh. Kur gratë lidhen, fuqia rritet dhe botën mund ta ndryshojmë së bashku.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

24/01/2026
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Next Post
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera