Partneret e futbollistëve të Argjentinës kanë rënë dakord të bëjnë tatuazhe të ngjashme nëse partnerët e tyre fitojnë Kupën e Botës 2022y
Sipas njërës prej tyre, trofeu i artë i Kupës së Botës ishte një nga tatuazhet që ishin diskutuar.
Sipas “The Sun” ato bënë marrëveshjen e tyre të tatuazhit në një darkë grupi në Doha në mbrëmje përpara fitores gjysmëfinale ndaj Kroacisë.
“Në darkë vendosëm që nëse gjithçka do të shkonte në rregull, të gjithë donim të bënim një tatuazh për të shënuar këtë moment historik dhe bëmë një premtim. Nuk kemi vendosur ende për tatuazhin sepse disa donin një gjë dhe të tjerët një tjetër”.
“Disa donin trofeun, të tjerat donin datën dhe të tjerët një fjalë në arabisht.
Argjentina do të përpiqet të fitojë kupën e tretë të botës këtë të diel kundër Francës që është kampione në fuqi.








