Me ardhjen e verës, vajzat e njohura të ‘showbiz-it’ shqiptar kanë nisur të eksperimentojnë jo pak me modelin e flokëve të tyre. Hera herës me flokë të gjatë, herë me gjatësinë deri te supet dhe të shkurtra, këngëtaret kanë sjellë disa trende për verën 2020.
Nëse do të bëni një xhiro të shpejtë në ‘Instagram-in’ e Loredanës, Kidës apo Dafinës do të dalloni se të treja këngëtaret kanë guxuar duke i bërë flokët e tyre gërsheta pas formës së kokës. Në postimet e tyre nuk kanë munguar komplimentat e ndjekësve, të cilët kanë ndjekur vazhdimisht ndryshimet e shumta tek ‘look-u’ i këngëtares së tyre të preferuar.
Pavarësisht ndryshimeve të shumta, Loredana, Kida dhe Dafina kanë sjell një trend të ri për verën e këtij viti. Nëse do të ndjeni bezdisjen e temperaturave të larta, përpara se të vendosni t’i prisni mjafton t’i hidhni një sy modeleve të gërshetave të mëposhtme:/revistawho.com