Mariah Carey ka bërë kërkesë për të marrë titullin, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, si dhe “Princess Christmas” dhe “QOC”, (shkurt për Mbretëresha e Krishtlindjeve), por është mohuar në mënyrë të pazakonshme nga “Zyra e Patentave dhe Markave” të SHBA-së.
Marka tregtare do t’i kishte dhënë asaj të drejtat ligjore për t’i ndaluar të tjerët të përdorin titullin e kalitur në muzikë, mallra dhe produkte të tjera me tematikë festash.
Kompania e Carey-t, “Lotion LLC”, aplikoi për të njëjtin titull edhe vjet, mirëpo Elizabeth Chan, një këngëtare festive, paraqiti një kundërshtim në gusht për të bllokuar Carey-n nga marrja e regjistrimit.
Chan, e cila u quajt “Mbretëresha e Krishtlindjeve” nga “The New Yorker” në 2018, ka kritikuar këngëtaren për përpjekjen për të fituar para nga Krishtlindjet.
“Askush nuk duhet të marrë asgjë nga Krishtlindjet ose ta monopolizojë atë në mënyrën që Mariah kërkon në përjetësi,” tha Chan në një intervistë për Variety. “Kjo nuk është gjëja e duhur për të bërë. Krishtlindjet janë për të gjithë. Është menduar të ndahet; nuk është menduar të jetë në pronësi”, ka thënë ajo.








