Akoma, akoma, akoma, por ne i kemi dëgjuar copëzat e shpirtit nga Rozana Radi. Rikthimi në “Kënga Magjike” këtë herë është në një duet me Sany Dimitrin, në një shkrirje talenti, kulture dhe shpirtrash. Rozana gjen kohën të na i njomë sytë në lot në qindra tekste këngësh që mbajnë emrin e saj, e teksa merr mikrofonin në dorë, lë të përqafohen zëri, teksti, magjia e skenës. “Akoma” për dashurinë që pritet të vijë, për atë që nuk është harruar, për të renë e të vjetrën, për atë për të cilën shtohen rrahjet e zemrës.
”Akoma”…