Anëtarët e labelit ‘On Records’ kanë menduar që ta organizojnë një takim me fansat e tyre.
Por, jo të gjithë nga ata do të kenë mundësinë që t’i shohin të preferuarit e tyre.
Kjo se, ky takim ka kushtet e veta. Pasi është në bashkëpunim me një nga dizajnerët, fansat së pari duhet të blejnë një bluzë prej 17 eurosh dyqanin e tij e më pas të takohen me ata që i duan.
Kështu të paktën ka bërë të ditur Kida përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.
E gjithë ata që nuk kanë para të blejnë bluzë me çmim të tillë, nuk do të munden që t’i takojnë anëtarët e On Records por do t’i shohin vetëm nga larg!/Express








