Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse po planifikoni pushime me fëmijët, duhet ta lexoni patjetër këtë shkrim! 28/02/2026
“Nuk jam beqare”, Beniada Nishani: Jam e dashuruar, nuk është shqiptar! 28/02/2026
Nga Cameron Diaz te Kris Jenner, gratë e famshme që gjykohen pse s’po plaken! 28/02/2026
Një tjetër dramë familjare në skenë, djali i Brad Pitt heq mbiemrin e të atit! 28/02/2026
Londrim Mekaj, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4! 28/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nëse po planifikoni pushime me fëmijët, duhet ta lexoni patjetër këtë shkrim!

28/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Nëse po planifikoni pushime me fëmijët, duhet ta lexoni patjetër këtë shkrim!

Screenshot


Pushimet me fëmijët nuk janë gjithmonë “perfekte” sipas fotove në Instagram, por ato mund të jenë perfekte për zemrën. Si nënë, kam mësuar se sekreti nuk qëndron te destinacioni luksoz, por tek organizimi, qetësia dhe energjia që ne përcjellim te fëmijët.





Ja 10 këshilla që më kanë ndihmuar t’i kthej pushimet me fëmijët në kujtime të bukura dhe pa stres, ose shumë pak stres.

1. Planifikoni, por lini vend për spontanitet


Organizimi është thelbësor kur udhëton me fëmijë. Rezervimet, oraret dhe lista e gjërave për të marrë me vete duhet të jenë të qarta. Por mos e mbushni çdo minutë me plane, fëmijët kanë nevojë për hapësirë për të qenë thjesht fëmijë.

2. Zgjidhni destinacion miqësor për fëmijët

Plazhe me hyrje të cekët, resorte me borë, por të sigurt, hotele me hapësira loje apo ambiente natyrore ku mund të lëvizin lirshëm. Sa më i përshtatshëm vendi për ta, aq më të qeta do të jenë pushimet për ju. Herën e fundit në borë, u kënaqën pafund.

3. Mos e mbingarkoni valixhen

Kam mësuar se “më shumë” nuk do të thotë “më mirë”. Merrni gjërat esenciale dhe lini hapësirë për komoditet. Organizimi i thjeshtë e bën gjithçka më të lehtë.

4. Mbani një rutinë të lehtë

Pushimet nuk do të thonë kaos total. Orari i gjumit dhe i vakteve, edhe në mënyrë fleksibël, ndihmon që fëmijët të mos lodhen apo të bëhen nervozë.

5. Përfshini fëmijët në vendime

Lërini të zgjedhin një aktivitet apo një lojë. Kur ndihen pjesë e vendimeve, janë më bashkëpunues dhe më të lumtur.

6. Mos synoni perfeksionin

Do të ketë rrëmujë, rërë kudo, britma dhe ndoshta ndonjë moment tensioni. Është normale. Perfeksioni i vërtetë është në të qeshurat spontane.

7. Kujdesuni edhe për veten

Një kafe e qetë në mëngjes apo 20 minuta relaks ndërsa fëmijët luajnë mund të bëjnë diferencën. Kur prindi është i qetë, e gjithë familja e ndjen.

8. Mbani aktivitete rezervë

Një libër i preferuar, lodra të vogla apo lojëra udhëtimi janë shpëtim në momente pritjeje apo mërzie.

9. Kapni momentet, por jetojini ato

Fotot janë të bukura, por kujtimet më të forta krijohen kur jemi realisht prezentë.

10. Fokusohuni te marrëdhënia familjare

Pushimet janë mbi të gjitha kohë cilësore bashkë. Larg ritmit të përditshëm, krijohen kujtime që fëmijët do t’i mbajnë mend gjatë.

 

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk jam beqare”, Beniada Nishani: Jam e dashuruar, nuk është shqiptar!
Breaking News

“Nuk jam beqare”, Beniada Nishani: Jam e dashuruar, nuk është shqiptar!

28/02/2026
Nga Cameron Diaz te Kris Jenner, gratë e famshme që gjykohen pse s’po plaken!
Breaking News

Nga Cameron Diaz te Kris Jenner, gratë e famshme që gjykohen pse s’po plaken!

28/02/2026
Një tjetër dramë familjare në skenë, djali i Brad Pitt heq mbiemrin e të atit!
Breaking News

Një tjetër dramë familjare në skenë, djali i Brad Pitt heq mbiemrin e të atit!

28/02/2026
Londrim Mekaj, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4!
Breaking News

Londrim Mekaj, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4!

28/02/2026
10 vite pranë babait në koma, rrëfimi i Mira Konçit që preku publikun!
Breaking News

10 vite pranë babait në koma, rrëfimi i Mira Konçit që preku publikun!

27/02/2026
Flokë rozë, recipeta dhe një tjetër provokim global nga Bianca Censori!
Breaking News

Flokë rozë, recipeta dhe një tjetër provokim global nga Bianca Censori!

27/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera