Të jesh prind në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë, pasi prindërit e rinj marrin këshilla të gatshme nga ekspertët më të mirë. Ja disa gjëra që duhet të keni parasysh nëse jeni bërë prind për herë të parë.
Shpenzoni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj. Një i porsalindur edhe pse nuk e shpreh dot me fjalë, ka shumë nevojë për kujdesin e prindërve dhe për vëmendjen e tyre. Përqendrohuni te gjërat që e bëjnë bebin tuaj të lumtur. Lëreni për momentin punën pas dore dhe shmangini detyrat e shumta, që mund t’ju hanë kohën e qëndrimit me fëmijën.
Do t’ju duhet të ndërroni shumë çarçafë. Disa fëmijë marrin më shumë kohë për të përmirësuar teknikat e të qëndruarit të thatë gjatë natës. Nëse fëmija juaj zgjohet i lagur, mos u mërzisni me të, është një gjë shumë normale. Arsyeja përse ai zgjohet i lagur, mund të jetë fakti se ka qenë në gjumë shumë të thellë. Mbani çarçafë rezervë për fëmijën tuaj dhe jini të qetë, ai po i kalon siç duhet fazat e zhvillimit të tij.
Miqtë e rinj. Ju mund të keni shumë miq të mirë, por ata mund të përfundojnë duke qenë thjesht një grup periferik miqsh tani. Kuptojeni se pas lindjes së fëmijës, nuk jeni më ju ai që zgjedh miqtë, por fëmija juaj. Mos t’ju duket e çuditshme, që teksa qëndroni në një park me fëmijë tuaj, do të miqësoheni me të tjerë prindër, vetëm prej faktit se fëmija juaj po luan me të tyrin. Nëse kjo miqësi forcohet më shumë, do t’ju duhet të bëheni miq më të mirë me prindërit.
Nervozizmi. Mbani mend se fëmijët janë më të rrezikshëm se adoleshentët kur zemërohen. Çdo prind ndan me të tjerët, historitë e fëmijës së tyre të mërzitur. Doktorët ju këshillojnë që të përpiqeni ta mbani nën kontroll këtë mërzi dhe të përcaktoni kufijtë e saj me dashuri dhe disiplinë./revistawho.com