Angelina Jolie së fundmi ka folur për periudhën e errët pas divorcit të saj.
Në një intervistë për “Vogue” ajo nuk ka ngurruar të rrëfejë ndjesitë dhe emocionet e asaj kohe.
“Isha 26 vjeçe kur u bëra nënë. E gjithë jeta ime ndryshoi. Të kem fëmijë ishte ajo që më shpëtoi dhe më mësoi të jem në këtë botë në një mënyrë tjetër”, tha ajo.
“Mendoj se kohët e fundit do të isha tërhequr, në një mënyrë shumë të errët, nëse nuk do të ishin fëmijët e mi dhe nuk do të doja të jetoja për ta”, shtoi ajo.
Çifti Jolie-Pitt njoftoi ndarjen e tyre në vitin 2016. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox. Edhe vite pas ndarjes së tyre, aktorja tregon se ajo dhe familja e saj ende nuk i kanë gjetur vetveten.
“Unë ende po e kuptoj se kush jam, në moshën 48-vjeçare. Mendoj se si person jam në tranzicion. Nuk jam ndjerë si vetvetja për një dekadë”, theksoi Jolie.








