Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Neymar Jr’s Five”, zgjidhet ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin botëror

20/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Neymar Jr’s Five”, zgjidhet ekipi që do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin botëror

Rrugëtimi për në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five në Brazil fillon këtu, ekipi “Vlora Team” do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kampionat futbolli mbarëbotëror, që do të zhvillohet më 8 Korrik në Instituto Projeto Neymar Jr. Rreth 500 pasionantë të futbollit, të ndarë në ekipe me pesë deri në shtatë lojtarë të moshave 16-25 vjeç, kanë qenë pjesë e këtij turneu një mujor, i cili u përmbyll me Finalen Kombëtare të zhvilluar gjatë fundjavës në sheshin e sapo inaguruar të kryeqytetit “Skënderbej”. 64 ekipe nga e gjithë Shqipëria kanë qenë pjesë etapave kualifikuese, të zhvilluara në Tiranë, Vlorë dhe Korçë gjatë muajit Maj dhe Qershor, por vetëm 16 prej tyra ia dolën mbanë të kualifikohen për në finale.

Kampionati i futbollit “Neymar Jr’s Five”, nëpërmjet konceptit të tij unik, fton lojtarë nga e gjithë bota të ndeshen mes tyre në grupe dhe sa herë njëri ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar. Ky kampionat është frymëzuar nga “futbolli i rrugës” që futbollisti i mirënjohur i Barcelonës Neymar Jr praktikonte në fëmijërinë e tij. Pas suksesit të edicionit të parë vitin e kaluar, ku morën pjesë rreth 47 shtete, 10,000 ekipe dhe me shumë se65,000 lojtarë, këtë vit Finalja Botërore e Neymar Jr’s Five do të ketë përmasa edhe më të mëdha, me 53 shtete pjesëmarrëse, nga gjashtë kontinente.

Kampionët e Botës së vitit të kaluar, ekipi Brazilian “Anjos da Bola” u shpërblyen me një udhëtim VIP për në Barcelonë, ku ata qëndruan me Neymar Jr në ambientet stërvitore të FC Barcelona. “Të takoja fituesit ishte një ndjesi fantastike!”, – është shprehur Neymar Jr. “Tani mezi pres të shoh kush do t’ja dalë mbanë të fitojë titullin “Kampion Bote” këtë vit, në Finalen që do të zhvillohet në Institutin tim në Brazil”.

S’na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë shumë suksese kampionëve nga Shqipëria dhe të presim se cilat do të jenë surprizat e radhës për Kampionët e Botës, pas përfundimit të turneut botëror Neymar Jr’s Five!

Ekipet që u ndeshën në Finalen Kombëtare të Neymar Jr’s Five Albania 2017:

Tirana:

  • NewTeam FC
  • FC Kamza
  • Furious Five
  • Kombinati
  • Ultras Guerrils
  • Eagles
  • Tomorrica FC
  • Drunk Team
  • The Jocker
  • Footpro
  • Vllaznia
  • Tigrat

Vlora:

  • Vlora Team
  • Avlonia

Korça:

  • Teuta
  • FC Stars

Kalendari i turneut, etapat kualifikuese të zhvilluara: 
Tiranë:

  • Fushat tek Parku i Liqenit – 26 Maj
  • Kalçeto Aquadrom – 29 Maj
  • Kalçeto Ali Demi – 1 Qershor
  • Kompleksi Sportiv “Loku” – 5 Qershor

    Vlorë:





  • Luna Park “Aulona” – 6 Qershor

    Korçë:

  • Kalçeto Koli, pranë Saint Tropez – 8 Qershor


Tags: FUTBOLLNeymar Jr's FiveSport
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Shqiptarja feston përvjetorin e martesës me multimilirderin, hap albumin e fotove të dasmën

Shqiptarja feston përvjetorin e martesës me multimilirderin, hap albumin e fotove të dasmën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera