Me kalimin e viteve, shmangia nga teknologjia apo aparatet celulare ose ipad për fëmijët është bërë edhe më e vështirë. Megjithatë pediatrja Lira Gjika ka sqaruar në llogarinë e saj në ‘Facebook’ se sa kohë mund të qëndrojë në celular një fëmijë nga mosha 0 deri në 8 vjeç.
“Fëmijët dhe celulari.
Ja çfarë këshillojnë neuroshkencëtarët, psikologët dhe pediatrit për përdorimin e celularit nga fëmijët:
Për fëmijët deri në moshën dy vjeç, celulari nuk duhet të bëjë pjesë në sendet, të cilat mund t’i përdorë fëmija, pasi këto mjete shkaktojnë dëme në trurin dhe mendjen e fëmijës. Mbas moshës dy vjeç, deri në moshën katër vjeç, mund të përdoret jo më shumë se një orë në ditë. Nga mosha katër vjeç e deri në tetë vjeç, fëmija mund të përdorë celularin deri në dy orë në ditë, por jo më shumë. Një këshillë tjetër, shumë të rëndësishme, që specialistët këmbëngulin, që prindërit apo zëvëndësuesit e tyre duhet ta respektojnë dhe zbatojnë me rigorozitet, është të mos përdoret celulari, kur fëmija ushqehet. Kujdes prindër, përpiquni t`i zbatoni këto këshilla, mos i neglizhoni. Për momentin do të gjeni një zgjidhje, por do të komplikoni më shumë problemet në të ardhmen”./revistawho.com









