Sot luhet finalja e Botërorit 2022 mes Argjentinës dhe Francës dhe duket se ka plot njerëz të famshëm që zgjedhin Lionel Messin në vend të Kylian Mbappe. Duket se statusi i legjendës që mban Messi nuk mund të konkurrohet ende, pasi shumë personazhe të famshëm dhe sportistë po brohorasin që ai të fitojë çmimin e shumë merituar.
Këngëtarja e njohur Adele do të bëjë tifo për Albiceleste. Ajo iu afrua një tifozi në një koncert të fundit dhe më pas i tha: “A jeni nga Argjentina? Falë Zotit ata fituan me penallti sot”, duke iu referuar ndeshjes kundër Holandës. Aktorja e njohur Julia Roberts njihet si një fanse e madhe e futbollit dhe është një tifoze e Messit dhe Argjentinës. Ajo ishte në El Clasico në 2017 dhe i kërkoi Messit një foto pas ndeshjes.
Një tjetër yll i Hollivudit është Christopher Mintz-Plasse i cili luajti McLovin në Superbad. Twitter-i i tij është mbuluar me materiale për kombëtaren e Argjentinës.
Harry Styles gjithashtu shkroi ‘Urime Argjentinë’ përpara një shfaqjeje të fundit, dhe Daddy Yankee është parë gjithashtu në rrjete sociale duke mbështetur Albiceleste.
Një tjetër yll britanik që po uron Argjentinën është legjenda e tenisit Andy Murray. Në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Australisë më herët në turne, Murray shkroi në Tëitter ‘Messi është njeriu i vitit’.








