Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Alketa Vejsiu tek Kiara Tito, këta janë VIP-at që janë kthyer në ‘vlogger’

15/06/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Alketa Vejsiu tek Kiara Tito, këta janë VIP-at që janë kthyer në ‘vlogger’

Me zhvillimin e teknologjisë po krijohen edhe opsione të reja për profesione siç është ai i një ‘vlogger-i’. Një ‘vlogg’ është formë e një ‘blogg-u’ që e paraqet informacionin përmes videove, që në përgjithësi publikohen në ‘Youtube’. Shumë personazhe të njohur shqiptarë kanë vendosur t’i bashkohen këtij trendi, jo për ta nisur si profesion të ri, por për të qenë sa më pranë personave që i ndjekin. Xhirimi i videove dhe editimi i tyre kërkon shumë punë, megjithatë këta të famshëm shqiptarë e kanë gjetur si një mënyrë interesante për të qenë sa më të përditësuar dhe për të ecur në hap me kohën.





Alketa Vejsiu

Pak kohë më parë moderatorja e njohur vendosi t’i bashkohej këtij trendi për t’ju treguar personave që e ndjekin një pjesë nga prapaskenat e saj të punës. Por jo vetëm kaq, sepse ‘vlogg-un’ e saj Alketa e ka përdorur edhe për të dhënë mesazhe për gratë, për vlerësimin e vetes, bukurinë e shumë të tjera. Një pjesë të videove ajo i ka realizuar në gjuhën angleze, për të tërhequr sa më shumë të huaj në ‘vlogg-un’ e saj të ri. Çdo video e Alketës është e kuruar në detaje, ndaj mund të jenë lehtësisht të krahasueshme me ato të ‘vlogger-ve’ me famë botërore.


Lori Hoxha

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ pas dasmës së motrës së saj, Sara Hoxhës, vendosi të krijonte një hapësirë në ‘Youtube’ për ta kthyer në një ‘vlogg’. Si fillim Lori publikoi disa video nga prapaskenat e dasmës së Sarës, të cilat tërhoqën vëmendjen, sepse dasma ishte shumë private, ndaj të gjithë ishin kuriozë të dinin se çfarë ndodhi. Më pas Lori publikoi një video me 18 fakte për veten, që ndjekësit të njiheshin më shumë me të. Më vonë me kërkesën e tyre ajo publikoi një tjetër video për rutinën e saj të përditshme me ‘make up-in’. Disa e kritikuan për përdorimin e gjuhës angleze në videot e saj, por Lori tregoi se pjesa më e madhe e personave që e ndjekin janë të huaj, ndaj është e detyruar të flasë një gjuhë ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=dkEU6NMmIOI

Capital T

Reperi shqiptar është ndër të parët artistë në Shqipëri që ka krijuar një ‘vlogg’ për të ardhur sa më pranë me personat që e kanë ndjekur në çdo hap të karrierës. Në ‘vlogg-un’ e tij Capital T ka ngarkuar një sërë videosh duke filluar nga përditshmëria, rutina stërvitore, prapaskenat e videoklipeve dhe udhëtimet për koncerte.

Jona Spahiu

Pas lindjes së djalit të saj, Jona u shkëput për pak kohë nga publiku, ndaj gjeti këtë mënyrë të re për t’u rikthyer dhe për t’u rilidhur sërish me ndjekësit e saj. Jona krijoi një ‘vlogg’ personal, i cili deri më tani ka vetëm dy video, por që të dyja janë mjaft të vlefshme dhe kanë pasur shumë rezultat. Në njërën prej tyre Jona ju ktheu përgjigje të gjithë kuriozëve rreth shtatzënisë, lindjes dhe pjesës postpartum. Ndërsa në një tjetër ajo tregoi të gjithë rrugëtimin e saj në karrierë, shoqëruar me disa këshilla për të rinjtë që ëndërrojnë një ditë ta shohin veten në ekran.

 Kiara Tito

Ditën e djeshme Kiara tregoi se edhe ajo do të bëhej pjesë e grupit të këtyre personazheve të njohur me një ‘vlogg’. Ajo ju kërkoi fansave të ‘Instagram-it’ të bënin ‘Subscribe’ në kanalin e saj në ‘Youtube’, ku do të ngarkojë çdo video të ‘vlogg-ut’. Gjithashtu Kiara la ndjekësit të zgjidhnin nëse donin një ‘make up tutorial’ apo një video nga rutina e saj e përditshme. /revistawho.com

Tags: VIP shqiptarevloggvlogger
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
“Netët pa gjumë deri më tani kanë vlejtur”, Princ Harry shihet më i lumtur se kurrë

“Netët pa gjumë deri më tani kanë vlejtur”, Princ Harry shihet më i lumtur se kurrë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera