Momente të bukura për Blero Muharremin. Këngëtari kosovar duket se po përgatitet të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi për zgjerimin e familjes ka ndezur menjëherë interesin e fansave dhe mediave, duke e kthyer jetën personale të artistit në një histori që po ndiqet me kuriozitet të veçantë.
Sipas burimeve pranë çiftit, Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije dhe pritet të mirëpresin një djalë. Detaj ky që, edhe pse nuk është konfirmuar publikisht nga vetë artisti, po përflitet si kapitulli i ri që do të balancojë familjen e tyre.
Ky moment vjen vetëm pak muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, një martesë që u lexua si një fillim i ri për këngëtarin pas historive të mëparshme personale që shpesh kanë qenë pjesë e narrativës publike rreth tij. Blero është tashmë baba i Tarës, vajzës së tij 15-vjeçare nga lidhja me Teuta Krasniqin, dhe ardhja e një djali pritet të shënojë një dimension të ri familjar për këngëtarin.









