Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo! 18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Aurela, Adelina e Elsa Lila… Ja cilat janë të ftuarat speciale në “Fest 56”

18/12/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga Aurela, Adelina e Elsa Lila… Ja cilat janë të ftuarat speciale në “Fest 56”

Autori dhe drejtuesi i këtij Festivali, Adi Krasta, nuk do të jetë i vetëm në skenën e rrallë të ndërtuar për festën më të madhe të muzikës në vend. Natën e parë, përveç kumbarit të kësaj feste, kantautorit Riccardo Cocciante, i cili pas performancës së tij, ka kërkuar ta ndjekë shfaqen si spektator, e rrallë kjo për artistin e madh, do t’u jepet mundësia të bashkëprezantojnë me Krastën, disa personazhë, të cilët na kanë treguar nëpërmjet punës së tyre një Shqipëri tjetër; jo atë që shumë njerëz duan ta lënë me çdo kusht, por Shqipërinë e atyre që kanë vendosur të jetojnë këtu, jo vetëm për veten, por edhe të krijojnë modele të suksesshme.





Nata e dytë do të jetë një rikthim në skenë i disa prej drejtuesve ndër vite të këtij institucioni muzikor në vend, ndërsa e treta një paradë sirenash që do të ndriçojnë edhe më shkëlqimin e skenografisë së artë të Albi Çifligut. Mbetet surprizë bashkëpunimi në duet me Elhaida Danin dhe trajnerin e saj që e shpuri në fund të rrugës së “Voice of Italy”, Flaka Krelani e Kejsi Tola do të jenë të ftuara në festival për të sjellë një nga këngët më të fuqishme të fondit të muzikës botërore, por nuk do të mungojë edhe tradicionalja, me qasje bashkëkohore e Kelly Guga Band, një përzierje e motiveve të jugut me motive të muzikës jazz.

Adelina Ismaili “thyen heshtjen” e disa viteve në skenë, duke ngjallur kuriozitet, sidomos në këtë fazë të jetës, ku si për çdo grua-nënë artiste, prioritetet ndryshojnë. Aurela Gaçe, “shpërthimi” i skenës sonë, aq e dashur për publikun, për energjinë dhe interpretimin e saj brilant, është një tjetër “gur” që erdhi nga festivalet, për t’u kthyer sërish aty, për t’i dhënë festivalit dashurinë që meriton, ashtu siç bënë edhe shumë emra të njohur të muzikës që “janë vënë në rresht” për garën, të cilën të gjithë duan ta fitojnë, por që për ta, festivali mbetet ende më i madh se një çmim i vetëm. Ndërsa po përgatitet për koncertin e tij të shkurtit të vitit të ardhshëm, në Festival vjen një nga kantautorët më të dashur, Alban Skënderaj, i cili di të fitojë zemrat e spektatorëve me refrenet e papërsëritshme.


Produkt festivalesh, fituese e tyre, drejtuese festivali, pjesëmarrëse në Sanremo, interpreuese në “Musical”, por më e konsoliduar se kurrë, vjen në skenën e festivalit, Elsa Lila me bandën e saj, me një performancë të panjohur më parë nga publiku shqiptar. Numrat koreografikë janë shfaqje të rralla artistike, të mbështetura në tematika sociale, siç është për shembull koncepti i protestës. Në festival do luhet edhe futboll, por për të njohur shënuesin në portë, na duhet të presim gongun për çeljen e festivalit.

Tags: festivali i kenges
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Next Post
Pse femrat rreth të 40 guxojnë me look-un e tyre?!

Pse femrat rreth të 40 guxojnë me look-un e tyre?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera