Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë! 14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë… 14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga balerinë në prostitutë, 16 vjeçarja nga Durrësi tregon si u mashtrua nga pronari i lokalit

22/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga balerinë në prostitutë, 16 vjeçarja nga Durrësi tregon si u mashtrua nga pronari i lokalit

Dy pronarë të një klubi nate janë arrestuar këtë fundjavë nga policia, pasi rekrutuan një vajzë të mitur nga Durrësi në Tiranë, duke e shfrytëzuar për prostitucion. Këtë veprimtari ajo e ushtronte që prej muajit korrik. Një vajzë 16-vjeçare është detyruar që nga balerinë të shfrytëzohej si prostitutë në një lokal nate në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se, vajza me inicialet M. D., fillimisht është punësuar si balerinë, por personat që i kishin siguruar këtë punë i gjenin edhe klientë në ambientin e klubit të natës, raporton sot “Shekulli”. Sipas informacioneve, rekrutuesi i të miturës është shtetasi Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është arrestuar bashkë me shtetasin Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet L. B. Më tej, policia bëri të ditur se nga kontrolli i ushtruar në lokalin e natës ku të arrestuarit ushtronin aktivitetin e paligjshëm, u konstatuan tri vajza të cilat ishin punësuar si balerina.





BALERINAT

Nga verifikimet e kryera, burimet pohuan se njëra prej balerinave, M. D., 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari, e cila prej muajit korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion, duke ia siguruar klientët në ambientin e klubit. Ambientet e këtij klubi mësohet se ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionarëve, shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion. Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim policor. Sakaq, faktin se në klubin e natës ushtrohej veprimtaria e prostitucionit është pohuar edhe nga tre balerinat, të cilat janë shoqëruar në polici për të dhënë deponimet e tyre. Sipas burimeve në policinë e kryeqytetit, vajzat kanë thënë se kishin disa muaj që punonin në klubin në pronësi të Xhonatan Terpollarit dhe Florian Bregut. Dy prej vajzave janë shprehur se janë detyruar të pranojnë ofertat që djemtë u kanë dhënë për të punuar në lokalin e natës, për shkak të vështirësisë që ato po hasnin në jetë. Ato nuk kanë pranuar të jenë rekrutuar nga shtetasit e mësipërm, duke thënë se kanë shkuar me dëshirën e tyre. Sakaq, nën praninë e psikologes, i është marrë dëshmia edhe 16-vjeçares, e cila dyshohet se mbahej pa dëshirën e saj. Pavarësisht këtij fakti, policia thotë se ajo detyrohej të ushtronte prostitucion pas kërcënimeve të pronarëve të klubit të natës. Ndërkaq, policia thotë se 21-vjeçari ka mundur ta rekrutojë atë nga qyteti i Durrësit në Tiranë, me anë të mashtrimeve. Fillimisht ai e ka punësuar atë si balerinë dhe më pas ka filluar ta shfrytëzojë për prostitucion, kundrejt përfitimit të shumave të mëdha të parave. Burimet nga policia thanë se klubi ku vajzat punonin ka një frekuentim të lartë, madje edhe nga persona të njohur. Tashmë, 16-vjeçarja me inicialet është dërguar pranë familjes së saj, e cila ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit. Më tej, burimet nga policia thanë se ndërhyrja në klubin e natës është bërë pas marrjes së disa sinjalizimeve që aty ushtrohej një aktivitet i paligjshëm. Policia e Tiranës vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan prokurorisë së Tiranës.


Tags: 16 vjecarjaProstitute
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
Next Post
Rozana Radi i shkruan fjalë prekëse Barbana Dinit: Shiko qiellin dhe vëre dorën në zemër

Kjo ishte femra e vetme që Ergi i thoshte "Të dua"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera