Pas një rrugëtimi të suksesshëm në “Big Brother VIP” që i dha një nisje të fortë në muzikë, Egli Tako është gati për një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj: koncertin e parë live!
Artistja ka njoftuar përmes një postimi të shkurtër në Instagram se më 12 korrik, do të performojë në qytetin e Pejës, duke e ndarë lajmin me ndjekësit përmes fjalëve:
“Mezi pres t’ju shoh të shtunën, Peja.”
Ky do të jetë koncerti i saj i parë para një publiku të gjallë, dhe Egli ka treguar më herët se kjo është një ëndërr e kahershme për të. “Mezi po pres të kem mundësinë të këndoj në skenë,” ka pohuar ajo në një intervistë të mëparshme, duke lënë të kuptohet se ky moment ka qenë prej kohësh në pritje.
Në këtë mbrëmje të veçantë nuk do të mungojnë as emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare si Fero dhe Teuta Selimi.








