Kiara Tito dhe Luizi Ejlli po e çojnë partneritetin e tyre përtej jetës private dhe bashkëpunimeve televizive. Këtë herë, çifti i njohur po përgatitet për një projekt të ri artistik: një film që pritet të realizohet së shpejti.
E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, Kiara foli hapur për jetën e saj personale, por edhe për planet që ka me bashkëshortin e saj.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.
Kur u pyet nëse projekti do të jetë një komedi apo një histori dashurie, moderatorja nuk e la pa një përgjigje tipike për energjinë e çiftit.
“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”, tha ajo me një buzëqeshje.
Detajet e filmit mbeten ende mister, por me dyshen Kiara-Luiz në qendër, pritshmëritë janë të larta dhe fansat mezi presin të shohin produktin përfundimtar në ekranin e madh.